Artur Meçollari: Ja loja e rrezikshme e treshes Rama-Balluku-Vengu me Porto Romanon, katër vite mashtrim për të…

Shqipëria

Artur Meçollari: Ja loja e rrezikshme e treshes Rama-Balluku-Vengu me Porto Romanon, katër vite mashtrim për të…

Më: 6 maj 2026 Në ora: 11:00
Edi Rama dhe Belinda Balluku

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka hedhur akuza të forta lidhur me mënyrën se si është menaxhuar çështja e bazës detare të Pashalimanit dhe projektit për Porto Romanon nga ana e kryeministrit Edi Rama, ish/zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ish-ministrit Pirro Vengu. Në një status publik, Meçollari pretendon se për katër vite me radhë është ndërtuar një “lojë politike dhe institucionale” për të devijuar vëmendjen nga Pashalimani, ndërkohë që sipas tij janë krijuar narrativa të ndryshme për nevojat e NATO-s dhe bazave detare në vend.

Ai kujton se që në tetor 2019 Shqipëria i ka ofruar NATO-s bazën e Pashalimanit, ndërsa në shkurt 2020 Aleanca ka konfirmuar se do ta studionte atë si bazë logjistike. Sipas Meçollarit, ky proces ka vijuar edhe në vitet në vijim, duke u konfirmuar publikisht pak ditë më parë edhe nga përfaqësues të Forcës Detare. Megjithatë, ai ngre pretendime se paralelisht me këtë proces, janë ndërmarrë veprime që sipas tij kanë cenuar integritetin e pronës së Pashalimanit.

Në veçanti, Meçollari i referohet një dekreti presidencial të vitit 2025, duke pretenduar se ai është përdorur për të nxjerrë rreth 80 hektarë nga një pronë e konsideruar unike, duke lënë vetëm 14 hektarë për Forcën Detare dhe NATO-n. “Ja si ka mashtruar Rama, Balluku dhe Vengu për 4 vjet me bazën e NATO-s në Porto Romano. Biles thoshte Flota jonë nuk ka një bazë të qëndrueshme, duke nënkuptuar Pashalimanin, prandaj do ndërtohet baza e Porto Romanos.

Unë e kam thënë që në tetor 2019 Shqipëria i ka ofruar NATO-s bazën detare të Pashalimanit.  Në shkurt 2020 NATO e konfirmoi se do ta studiojë si bazë logjistike të NATO-s dhe në vitin 2021 nisi studimin. Vetëm pak ditë më parë e konfirmoi edhe Komandanti i Forcës Detare kundëradmiral Arsen Mullai në emisionin “0 milje” se në Pashalimanit do nisin investimet si bazë logjistike e NATO-s. Por mos të harrojë Vengu, se në firmën e Begajt i hoqi 80 ha Pashalimanit vjet ne shkurt, për t’ia kaluar një prestanomes se D’Alemës. I ka lënë vetëm 14 ha bazës së NATO-s?”, shkruan Meçollari.

Skandali i Begajt

Meçollari shkon më tej duke pretenduar se këto zhvillime dëmtojnë jo vetëm kapacitetet e Forcës Detare shqiptare, por edhe planifikimet e NATO-s për bazën e Pashalimanit. Në një tjetër reagim, ai ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë me dekretin presidencial, duke e konsideruar atë si një akt që sipas tij duhet të anulohet. Ai përsërit se çdo ndryshim i bërë në pronën e Pashalimanit ka ndikuar në mënyrë direkte në procesin e studimit të NATO-s dhe në zhvillimin e bazës logjistike.

Duke iu referuar edhe deklarimeve publike të fundit nga përfaqësues të Forcës Detare, Meçollari thekson sërish se ato konfirmojnë, sipas tij, rëndësinë e Pashalimanit si bazë strategjike, duke e bërë edhe më të debatueshme, siç shprehet ai, mënyrën se si është vepruar me territorin dhe pronën shtetërore. “Po tani çfarë do bej Bajrami? Do ta anuloj dekretin nr. 24, datë 3 shkurt 2025.  1) Dekreti i Presidentit nr. 24, datë 3 shkurt 2025, për nxjerrjen nga PVP, është bërë mbështetur në procedurën e jashtëligjshme të ndarjes së kësaj prone nga prona unitare.

Kjo procedurë e vitit 2016 dhe ndarjes e pronës nr. 1314 janë në hetim në SPAK në dosjen 108/2021. Pra Presidenti me një akt të vitit 2025 ka ndërhyrë për legjitimimin e veprimeve të kundraligjëshme të vitit 2016 dhe që pengojnë hetimin. 2) Në vitin 2019 Shqipëria i ka ofruar NATO-s bazën e Pashalimsnit si bazë të saj. Në këtë periudhë baza e Pashalimsnit ishte pronë unitare. NATO filloi studimin e Pashalimanit si një pronë unitare, rreth 94 ha.

Por, ndërsa NATO vijonte studimin, Presidenti miratoi nxjerrjen nga PVP të pronës 1314, në hetim, rreth 80 ha, duke i lënë Forcës Detare dhe NATO-s vetëm 14 ha. Ky akt i Predidentit dëmton studimin e NATO-s për bazën e Pashalimanit, cënon marrëdhëniet me NATO-n dhe dëmton kapacitetet operacionale kombëtare dhe të NATO-s. 3) Vetëm pak ditë më parë e konfirmoi edhe Komandanti i Forcës Detare kundëradmiral Arsen Mullai në emisionin “0 milje” se në Pashalimanit do nisin investimet si bazë logjistike e NATO-s”, thotë ndër të tjera Meçollari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat