Përplasja me motor i merr jetën babait të ministres Adea Pirdeni, drejtuesi bie në pranga

Shqipëria

Përplasja me motor i merr jetën babait të ministres Adea Pirdeni, drejtuesi bie në pranga

Më: 14 maj 2026 Në ora: 20:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë.

Viktima është Luan Pirdeni, babai i ministres Adea Pirdeni.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

87-vjeçari po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një motomjet që drejtohej nga shtetasi Sejdi Milla, 31 vjeç.

I moshuari u transportua fillimisht në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i motomjetit është arrestuar nga specialistët e qarkullimit rrugor, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat