Deputeti i PD-së, Tritan Shehu foli për projekt-rezolutën që u votua dje në Kuvend ku u shpreh se u shpreh se rezolutat janë të përgjithshme por kanë kolona të veçanta.
Ai deklaroi se maxhoranca u detyrua të votonte një rezolutë të tillë.
Sipas Shehut, Shqipëria do të integrohet në BE kur regjimi i Ramës të bie.
“Rezolutat gjithmonë janë të përgjithshme por kanë kolona të veçanta të cilat shprehin pikëpamjet e opozitës. Kjo rezolutë shpreh element të rëndësishme, në parim rezolutat kështu janë. Maxhoranca u detyrua të votonte një rezolutë të tillë. Nuk shkruhet rezoluta ne si maxhorancë do të bëjmë këtë apo atë. Është një rezolutë e kënaqshme, maxhoranca u detyrua të votonte vullnetin e opozitës. Rama deri dje thonte që opozita nuk do që Shqipëria të integrojë. Është një hap pozitiv. Rama nuk do integrimin sepse Rama nuk do standardet. Ne do të integrohemi kur të largohet kur të bie ky regjim. BE është unioni vlerave. Ne do të shkojmë në BE kur të bie ky regjim. Rezoluta nuk thotë gjë kundra protestave. Betejat me regjimet janë të vështira nuk janë të lehta.”
Për sa i përket protestës së radhës Shehu u shpreh se nuk e tregon dot se kur do të mbahet.