Kandidati për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Senatin amerikan

Shqipëria

Kandidati për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Senatin amerikan

Më: 19 maj 2026 Në ora: 20:52
Eric Wendt

Nesër, në orën 16:00 me orën lokale shqiptare, kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të raportojë para Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan.

Seanca dëgjimore është pjesë e procedurës së konfirmimit për emërimin e tij në postin diplomatik në Tiranë.

Gjatë raportimit pritet të diskutohen prioritetet e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe çështje të bashkëpunimit rajonal dhe sigurisë.

Eric Wendt është ish-gjeneral me tre yje i ushtrisë amerikane dhe ish-komandant i forcave speciale të NATO-s.

Ai ka mbi 34 vite eksperiencë ushtarake dhe ka shërbyer në poste të rëndësishme në Europë, Lindjen e Mesme dhe Azi. Emri i tij u propozua nga presidenti amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat