Përfundon tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, por revolta qytetare e kësaj mbrëmjeje nuk ndalet këtu. Menjëherë pas fjalimeve të forta të mbajtura në podium, mijëra protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.
Në ditët e kaluara të kësaj proteste, qytetarët kanë zgjedhur të vijojnë tubimin duke lëvizur në formë marshimi, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin në disa prej akseve kyçe të Tiranës.
Me dritat e telefonave ende të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma po marshon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Fikini flakadanët, suksesi i protestës është familja”
Këtë të shtunë është shënuar dita e 7-të që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë, kundër projektit në Zvërnec duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
Qytetarët mbajnë në duar pankarta të shumta me mesazhe të ndryshme. Mes tyre shfaqen thirrje me karakter social dhe ekonomik, ndërsa nuk mungojnë edhe slogane më të ashpra ndaj klasës politike.
Në pankarta janë parë gjithashtu edhe mesazhe me nota humori dhe ironie, duke risjellë elemente nga “meme”-t virale në rrjetet sociale.
Ne nje moment disa te rinj protestues do te ndiznin disa flakadane, cka shkaktoi reagimin e menjhershem
“Fikini flakadanët, suksesi i protestës është familja” – Protestuesit thirrje të rinjve: "Ju lutem fikini!"
Dita e shtatë e protestës, qytetarët në shesh në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, tubim edhe në Shkodër
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të shtunë në Tiranë në ditën e shtatë të protestës kundër investimit në Zvërnec.
Tubimi po mbahet në kryeqytet, ku pjesëmarrësit shprehin kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe kërkojnë anulimin. Më herët gjatë ditës, protesta u mbajt edhe në zonën e Zvërnecit, ndërsa më pas u zhvendos në Tiranë.
Paralelisht protesta po mbahet edhe në Shkodër, e po ashtu aktualisht edhe në Athinë.
Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, bën me dije se shesh kanë dalë shqiptarë, grekë dhe palestinezë, me pankarta në duar, duke kërkuar anulimin e projektit.
E ndërkohë ditën e sotme ka pasur sërish protesta në diasporë, si në Itali, Gjermani apo në Uashington DC.
Nis protesta e 7-të në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit
Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të shtunë në Tiranë në ditën e shtatë të protestës kundër investimit në Zvërnec.
Tubimi po mbahet në kryeqytet, ku pjesëmarrësit shprehin kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe kërkojnë anulimin.
Më herët gjatë ditës, protesta u mbajt edhe në zonën e Zvërnecit, ndërsa më pas u zhvendos në Tiranë.
Paralelisht protesta po mbahet edhe në Shkodër, e po ashtu aktualisht edhe në Athinë.
“Save Narta”/ Protesta kundër resortit në Zvërnec, qytetarët marshim nga plazhi i Dalanit në Portonov
Qytetarët janë kthyer sërish në protestë në Zvërnec, zonën ku parashikohet të ndërtohet resorti nga dy vëllezërit Al-Khayyat nga Katari.
Dhjetëra qytetarë u rreshtuan në bregun e detit duke formuar me trupat e tyre fjalën “SAVE NARTA”, një protestë simbolike për mbrojtjen e lagunës dhe kundërshtimin e projektit turistik që parashikohet të ndërtohet në zonë.
Me thirrjet “anulo projektin”, apo “Edi Rama dorëhiqu”, “Narta është e jona”, “Larg duart nga Zvërneci” protestuesit kërkojnë mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe identitetit të zonës së Nartës e Zvërnecit.
Flamingoja është kthyer në simbol të kësaj proteste qytetare. Për shumë prej tyre, beteja nuk është vetëm për një copë tokë, por për të mbrojtur një nga ekosistemet më të rralla të vendit e prandaj bëjnë thirrje që të anulohet projekti.
Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit
Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është zhvilluar një protestë qytetare. Banorët, ambientalistë dhe aktivistë të shumtë janë mbledhur në një protestë sensibilizuese për të zonën e mbrojtur.
Gazetarja e Klan News, Greta Haskaj raporton live nga protesta se me thirrje “Anulo projektin”, “Narta është e jona”, apo “Larg duart nga Zvërnecit”, protestuesit kërkojnë anulimin e projektit, mbrojtjen e natyrës dhe identitetit të Zvërnecit dhe të Lagunës së Nartës.
Simbolikë e kësaj protestë, por edhe protestave të tjera që janë mbajtur në Tiranë dhe rrethe simbolikë kanë qenë flamingot.
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë”/ Rama ka një thirrje për protestuesit
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te protesta në Tiranë gjatë takimit të tij me banorët në Zvërnec,
Kreu i qeverisë u shpreh se edhe 500 mijë banorë të dalin në shesh nuk mjaftojnë, pasi më shumë se 800 mijë persona e kanë votuar atë dhe Partinë Socialiste.
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, tha Rama.
Kryeministri shtoi gjithashtu: “Këta që kanë dalë të protestojnë i duan pagat si në Amerikë mbase. I duan si në Manhatan. Nuk e di çfarë duan këta. Pagat në sistemin e turizmit tonë janë si në Greqi, ose më shumë si në Greqi. Këtu nuk është: ‘Sa të të jap?’. Këtu është: ‘Hajde të punosh’. Në Tivat, të gjithë ata që takova atje ishin malazez”.
----
Pas 6 ditësh në kryeqytet, protesta ndaj projekti Zvërnecit sot është zhvendosur në plazhin e Dalanit.
Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, vërehet nisja e grumbullimit të protestuesve, të cilët duket se janë më të paktë numër në krahasim me tubimet e tjera.
Kujtojmë protestat kundër projektit të Zvërnecit nisën të shtunën e javës së kaluar pas incidentit ku një protestues u tërhoq zvarrë nga dy punonjës të një kompanie private sigurimi.