Momenti kur Edi Rama ‘eskalon’, i drejtohet vrazhdë gazetares së CNN

Shqipëria

Momenti kur Edi Rama ‘eskalon’, i drejtohet vrazhdë gazetares së CNN

Nga: H.O. Më: 6 qershor 2026 Në ora: 22:47
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për CNN International u pyet për projektin në Zvërnec.

Gjatë fjalës së tij Rama u përplas edhe me gazetaren e cila e pyeste vazhdimishtë për projektin, ndërsa kryeministri thekson se nuk ka asnjë projekt dhe këto janë lajme të rreme.

Kryeministri Rama në një moment i drejtohet shumë ashpër gazetares e cila ndërhynte në fjalën e tij.

“Më leni të vazhdoj” përsëriste vazhdimisht Rama, por me një ton të lartë.

Momenti ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale dhe në media, ku janë publikuar pamjet e debatit verbal mes kryeministrit shqiptar dhe gazetares.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat