Tjetër plagosje me armë zjarri/ Një person në Vlorë qëllohet në këmbë, policia në vendngjarje

Shqipëria

Tjetër plagosje me armë zjarri/ Një person në Vlorë qëllohet në këmbë, policia në vendngjarje

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 18:47
Fotoilustrim

Plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ndërsa, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat