Përshkallëzohet revolta, qytetarët marshojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës

Shqipëria

Përshkallëzohet revolta, qytetarët marshojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 14:01 Përditësuar në ora: 23:34 më 14.06.2026
Protesta

“Rama jepe dorëheqjen”- Protestuesit nuk ndalin marshimin, pas Laprakës shkojnë te ish-sheshi Shqiponja: Revolucion

Marshimi në rrugët e Tiranës vijoi për të 15-tën ditë radhazi edhe këtë të dielë. 

Protestuesit kërkuan sërish me ngulm largimin e qeverisë Rama. Qytetarët të shumtë në numër në marshim kaluan nga rruga e Durrësit, Lapraka dhe ish-sheshi Shqiponja.

Ata i kërkuan dhe qytetarëve të tjerë të bashkohen në protestë.

Vargu kilometrik, protestuesit nuk ndalen, bllokojnë rrugën e Durrësit: Çohuni nga kafja! Bashkohuni me ne

Marshimi i qytetarëve protestues kundër qeverisë Rama nuk u ndal as orët e mbrëmjes të kësaj të diele.

Tashmë bëhet dita e 15-ë që kur qytetarët dalin masivisht në protestë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.

Vargu kilometrik i tyre bllokoi të gjithë rrugën e Durrësit deri në qendër prapa Muzeut Historik Kombëtar.

Ata i bën thirrje dhe qytetarëve të tjerë të bashkohen në marshim.

“O sa mirë me qenë shqiptar”- Spektakël kuqezi, protestuesit bllokojnë rrugën Dritan Hoxha: Ju erdhi fundi! Rama jepe dorëheqjen

Marshimi në rrugët e Tiranës vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, teksa shënohet dita e 15-të e protestave më masive kundër qeverisë Rama.

Qytetarët zgjodhën si itinerar rrugën e Durrësit dhe më pas rrugën “Dritan Hoxha”.

Ata ishin me mijëra të cilët brohoritnin edhe këngë patriotike, teksa kërkonin edhe largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

Përshkallëzohet revolta, qytetarët marshojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet revolta kundër kryeministrit Edi Rama, në ditën e 15-të të protestave masive.

Protestuesit po marshojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, pasi përshkuan kilometra të tëra nga sheshi ‘Skënderbej’ nëpër rrugët e kryeqytetit dhe dolën tek ‘Ktheza e Kamzës’.

Më pas protestuesit vijuan në drejtim të autostradës.

Braktisi Ramën/ Protestuesit në festë: Marjana Koçekun e presim në shesh të këndojë, Rama jepe dorëheqjen

Vendimi i deputetes Marjana Koçeku për t’u distancuar nga kryeministri Edi Rama është pritur me entuziazëm nga protestuesit e mbledhur në shesh.

Mes thirrjeve dhe festimeve, qytetarët e cilësuan largimin e saj si një sinjal se mbështetja ndaj Ramës po tkurret, ndërsa e ftuan Koçekun t’i bashkohet protestës.

Qytetari: Duhet të rrimë në shesh, ata do të bien si gurë dominoje.

Ne vlerësojmë vendimin e marrë nga deputetja Marjana Koçeku por themi që kjo është vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është të vijë në shesh e të këndojë me ne “Rama jepe dorëheqjen!

Do të jemi këtu derisa Rama të ngelet vetëm, kur të jetë në qeli...

Pankarta pikante/ Protestuesit tallen me Zegjinenë: Me të do fusim BE-në në Shqipëri...

Pankarta për Zegjine Caushin tërheq vëmendjen në protestën e 15-të, protestuesit ironizojnë me mesazhin: “Me të do fusim BE-në në Shqipëri”

Protesta që po zhvillohet prej 15 ditësh radhazi është shoqëruar me pankarta të shumta ironike dhe mesazhe satirike, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe të mediave.

Një nga pankartat më të komentuara gjatë ditës ishte ajo që përmendte deputeten socialiste Zegjine Caushi. Në të shkruhej: “Me të do fusim BE-në në Shqipëri”, një mesazh që u interpretua nga shumë pjesëmarrës si ironi ndaj diskursit politik dhe premtimeve që lidhen me procesin e integrimit europian të vendit.

Pankarta u bë shpejt pjesë e fotografive dhe videove të shpërndara në rrjetet sociale, ku përdorues të shumtë komentuan mbi përmbajtjen e saj. Mesazhi i saj satirik u konsiderua nga protestuesit si një formë shprehjeje e pakënaqësive ndaj klasës politike dhe mënyrës se si trajtohen çështjet që lidhen me të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Protestat e ditëve të fundit janë karakterizuar jo vetëm nga thirrjet dhe kërkesat e pjesëmarrësve, por edhe nga kreativiteti i tyre në përdorimin e pankartave me mesazhe thumbuese. Shumë prej tyre kanë pasur në shënjestër figura të njohura të politikës, ndërsa të tjera kanë ironizuar zhvillimet aktuale politike në vend.

Pankarta për Zegjine Caushin ishte ndër ato që tërhoqi më shumë vëmendje, duke shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta mes të pranishmëve dhe në rrjetet sociale.

Mijëra qytetarë në shesh, Progni: Protestojmë edhe kundër Soros, ai na e solli kryeministrin dhe Berishën

Eksperti i njohur i IT-së, Gent Progni, ka qenë një nga folësit në protestën masive që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Në fjalën e tij nga podium i ngritur para Kryeministrisë, Progni u shpreh se protesta nuk është vetëm kastës së vjetër politike, por edhe kundër Soros, që sipas tij është ai që ka sjellë në pushtet kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Sali Berisha.

“Rama n’burg Berisha n’burg! Ramën na e solli Soros, Berishën na e solli Soros, kështu që në protestë jemi edhe kundër Sorosit”, tha ai.

Sot është protesta e 15-të që mbahet në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Dita e 15-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para sheshit Skëndërbej dhe ‘stacionohen’ para Kryeministrisë: ‘Revolucion’, ‘Shqipëri e re’

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë.

Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në protestat e mëparshme.

Protesta vjen në vijim të mobilizimeve të ditëve të fundit kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura.

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të ndalen fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe më pas marshimi të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

E reja i përgjigjet Ramës nga kryeministria: Na quajte hajvan, po ti hajvan ku je? Jepe dorëheqjen

Në protestën në Tiranë, një vajzë e re i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij si “hajvanë”.

Qytetarja: Sot jemi qytetare të bashkuara, jemi këtu për të ngritur zërin tonë, për të kërkuar përgjegjësi, drejtësi dhe respekt për të drejtat e çdo qytetari. Kur zëri i një njeriu mund të shpërfillet, zëri i një populli nuk mund të injorohet.

Kjo protestë është shprehje e vullnetit tonë demokratik, të lirë dhe e besimit se ndryshimi vjen kur qytetarët refuzojnë të heshtin përballë padrejtësisë. Le të qëndrojmë të bashkuar, të vendosur, sepse e ardhmja ndërtohet nga ata që kanë guxim të kërkojnë një vend më të mirë për të gjithë.

A e keni dëgjuar kryeministrin që na quajti hajvanë? Kur një kryeministër zgjedh të fyejë qytetarët që protestojnë, në vend që të dëgjojë shqetësimet e tyre, të cilët sot janë në shesh, meqë na drejtohet kështu, më lejoni t’i them “hajvanit ku je ti dhe jep dorëheqjen”.

Jep dorëheqjen sa më parë dhe merr edhe shokun tënd bashkëudhëtar, Sali Berisha. Rama n’burg, Berisha n’burg”, tha ajo.

“Rama jepe dorëheqjen”- Mijëra vetë marshojnë nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë: Prite popullin se po vjen! Revolucion

Mijëra vetë u mblodhën dhe sot sië çdo pasdite për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Grumbullimi filloi te sheshi Skëndërbej rreth orës 18:00, sakaq marshimi drejt Kryeministrisë vijoi 45 minuta më vonë.

Qytetarët në protestë brohoritnin në kor: Rama jepe dorëheqjen! Revolucion! Rama në burg, Berisha në burg!

Qytetarët kishin dhe banerat që nuk mungojnë në çdo protestë: Edi Rama dorëhiqu! Albania is not for sale! Shqipëri e re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat