Shqiptarët në këmbë, Rama në Zvicër, ambasadori i mban valixhen si shërbëtor

Shqipëria

Shqiptarët në këmbë, Rama në Zvicër, ambasadori i mban valixhen si shërbëtor

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 23:10
Edi Rama në Zvicër

Një foto e fundit në rrjet tregon gjendjen mjerane të zyrtarëve shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë, ku ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, sot ambasador në Zvicër, Ermal Dredha, është kthyer në shërbëtor publik të kryeministrit Edi Rama.

Në foton e kapur nga shqiptarët në një aeroport të huaj, dallohet kryeministri Edi Rama dhe ambasadori Ermal Dredha, ku ky i fundit i mban valixhet kryeministrit duke e ndjekur nga pas.

‘Rama drejt Zvicrës, ambasadori Malo me valixhe nga mbrapa’, shkruan në Facebook faqja satirike ‘Disidentët’.

Postimi i plotë i ‘Disidentët’:

Hahahahahahahahahahah Malooo të hëngërt se më bëre për të qeshur!

Po qysh more mban valixhet si çirak?

O dreeeeee ai dreqi ka dhe hap të madh, me vrap Malua nga pas.

Rama drejt Zvicrës, ambasadori Malo me valixhe nga mbrapa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat