Prej 41 ditësh shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës. Protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”.
Protestuesit lëvizën në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke kaluar edhe në rrugën e Kavajës, ndërsa u ndalën për disa momente në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.
Gjatë marshimit, qytetarët hodhën akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se ajo është e korruptuar dhe duke kërkuar ndryshime politike.
Aktivisti Visar Dalipi, përmes një megafoni, iu drejtua protestuesve dhe u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar të drejtohen pranë ambasadave.
“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh aktivisti.
Shqiptarët në protestë prej 41 ditësh, kërkojnë largimin e kryeministrit: Poshtë diktatura!
Qëndresë, siç nuk është parë asnjëherë më parë, kjo protestë ka thyer të gjitha pritshmëritë me rezistencën e saj prej më shumë se një muaji kundër qeverisë. Një revoltë kundër të gjithë klasës politike.
Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. 41 ditë në shesh dhe shprehet të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në rrëzimin e qeverisë.
Ndërsa nesër është bërë thirrje që shqiptarët nga të gjitha qytetet por edhe Diaspora të bashkohen në Tiranë, në revoltën kundër Ramës.
Ndërkohë, pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë të mbledhur në protestë marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Protestuesit kanë përsëritur mesazhet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik” dhe “Arrestoni Ramën”.
“Bojkotoni koncertin e Kanye West”/ I riu apel nxënësve dhe studentëve: Shkuarja atje gabim si shitja e votës
Një i ri në protestën para Kryeministrisë iu kërkoi nxënësve dhe studentëve që të bojkotojnë koncertin e Kanye West që do të mbahet më 11 korrik. Ai tha se nëse shkohet ata do të gabojnë njësoj si ata që shesin votën.
“Është siguruar fitorja e radhës, fakti që na thirri në concert e ne nuk shkuam. Fakti që po iu kërkohet mësuesve të shkojnë në koncert do të thotë që ka shumë vende bosh.
Do t’i mbushin vendet me studentë dhe nxënës me 4.2 milionë lekët që paguam ne. Nëse shkoni atje do të jeni shumë më keq se ata që shitën votën, ju do ta shisni për një biletë. Sot është koha për t’ju thënë mësuesve se keni punë dhe bëni mungesën më të bukur. Bojkotoni”, tha ai.
Protesta e 41 kundër Ramës, thirrja e fortë e qytetarit: Po vriten njerëz përditë! Mos hiqni dorë deri në largimin e qeverisë
Në protestën e 41-të para Kryeministrisë, një protestues vuri theksin tek rëndësia e kësaj kauze, që vazhdon pandalur dhe kërkon largimin e Ramës.
Sipas tij, të gjithë duhet të jenë të bashkuar deri në rrëzimin e qeverisë, pasi kjo është e vetmja mënyrë.
“Mirëmbrëma të gjithëve, ju lutem atje ku janë dhe ku nuk janë, ju them si fëmija juaj, të duam njëri-tjetrin. Një kauzë po na thërret, bëhet fjalë për ne. Ku bisedoj me njerëzit më thonë se kam konflikt këtej, kam konflikt andej. Ju lutem o njerëz të këtij vendi.
Ne jemi të mençur dhe ne mund të mbajmë vendin siç e kanë mbajtur të vjetrit përpara. Po vriten njerëzit përditë, kjo nuk është normale”- tha ai.
“Kam 5 vjet në prokurori e gjykata”/ Qytetarja: Pronën me cerifikatë, por s’ma japin
Një moment emocionues ka përlotur të pranishmit në protestë. Ajo tha se prej 5 vitesh burokracitë e kanë çuar në dyert e policisë dhe gjykatave pasi nuk po e gjen dot të drejtën për pronën e saj.
Ajo tha se ka edhe probleme shëndetësore dhe ka kryer disa operacione e është në pamjaftueshmëri për të siguruar paratë e ilaçeve.
“Kam 5 vjet që luftoj nëpër gjykata e prokurori. E kam pronën me certifikatë dhe nuk ma jep gjykata. Shkoj dhe na përdorin si kafshë. Ky shteti i jonë, nuk na mbron
O popull i nderuar, të heqim këtë shtet që nuk na jep asnjë të drejtë. Populli vuan si qeni
Nuk më dalin lekët për ilaçe, kam bërë tre operacione, në zemër e mëlçi.
Jam në gjyqe, në polici, gjykata, ndaj kërkoj dorëheqje”, tha ajo mes lotësh.
“Në shesh deri në rrëzimin e Ramës”/ Revolta e qytetarit: As në ’90 nuk është parë kjo protestë, qeveria e korruptuar
Shqiptarët kanë dalë sërish në shesh dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Një protestues bëri thirrje për bashkim dhe rezistencës deri në rrëzimin e Ramës. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje.
“Sot u bënë 41 ditë, shoh një qëndrim shumë të poshtër të qeverisë Rama dhe bën sikur nuk e kupton përse protestohet. Kjo është protesta më e bukur në 82 vite. As ’90 nuk ka qenë sa kjo. Sot kërkohet bashkim, organizim rezistencë deri në rrëzimin e saj qeverie, ka korruptuar të gjithë strukturat.
Kemi ministrit e kryetar bashkish të korruptuar. S’mund të qëndrojmë indiferentë dhe do qëndrojmë bashkë me të rinjtë për të kundërshtuar vjedhjen e pronave. Qeveria e Edi Rama duke zbatuar projektin kërkon që ta shkatërrojë Dibrën, që s’e bëri do as Enver Hoxha”, tha ai.
“Rama dhe qeveria e tij përfaqësojnë antivlera”- Protestuesja: Nëse do japim para për çdo turp, le të fillojmë duke dhënë lek që të mos veshë më...
Qytetarët u mblodhën sërish sot në ditën e 41-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një qytetare foli për News24 duke theksuar se del në protestë pasi ajo nuk mund të përfaqësohet më nga antivlera.
Ajo shton se nëse paguhet 4 mln euro për një turpërim, atëherë le të paguhet që Rama të mos dalë më me atlete të bardha në samite duke turpëruar Shqipërinë.
Protestuesja: Filloi dhe nuk di kur mbaroj. Arsyeja kryesore se nuk përfaqësohemi më nga figura që shfaqin antivlera. Që kur i drejtohen gjithë arrogancë gazetarëve. E përdorin kohën televizive sikur janë star, si aktorë hollivudi. Shqipëria nuk është skenë teatri skenë hollivudi kur këta tregojnë sa karizmatik janë. Mënyra si i drejtohen rinisë dhe femrave sa seksistë janë. I quajnë serbë, grek iranianë, detyra e tyre është të krijojnë marrëdhënia të mira ndërkombëtare. Njerëz pa logjikë duke vendosur ligjin për amnistinë zbrazin burgjet. Nuk bën sens matematika kur investim 4 mld euro do bëj çudira. Përditë na çudisin me antivlerat e tyre. Çdo ditë humbasin më natyrë, para dhe vlera.
Nëse do jepnim lek për çdo turp. Të japim ne ndonjë lek që të mos vëshë më atlete të bardha. Të jetë më korrekt. Më me edukatë. Para disa javë i tha SPak ju popullit. Duke vazhduar me kokën e korrupsionit.
Ata nuk pranojnë asnjë herë gabimet, ja drejtojnë gishtin tjetrit. Deklarata e policisë për revieë online ja vënë gishtin protestuesve duke qenë se ata pastrojnë lekë, kanë lehtësira nga qeveria. Përdorin mediat. Çdo gjë po e bëjmë jo me fakte por si ndihemi.
Nuk përballojmë dot më të humbasim më lek.
Ku është? Nuk kemi asnjë gjë. Asnjë koment. Qytetarët po bëjnë më shumë komente, më shumë president janë këta sesa ai që është zgjedhur. Nuk e njoh, nuk e shikoj nuk është kurrkund.
“Koncert 4.2 milionë euro, pensionet më të ulëtat në Europë” – Protesta e 41-të, qytetari: Kjo është vrasje për popullin!
Një protestues ka renditur disa prej arsyeve që, sipas tij, kanë nxjerrë qytetarët në protestën e cila sot shënon 41 ditë.
Protestuesi: Sot është dita e 41-të. Arsyet janë të shumta, është shpopullimi, papunësia. Të gjitha këto na bëjnë që ne të marrim pjesë në protestë.
Nuk e ka tagrin Shqipëria që të bëjë një koncert 4.2 milionë euro, kur 85% e popullsisë janë të varfër. Të bësh një koncert me lekët e buxhetit të shtetit do të thotë që është vrasje për popullsinë.
Kur pensionet janë më të ulëtat në të gjithë Europën, kjo është arsyeja që dalim në protestë. Është dita e 41-të dhe nuk e kemi ndaluar asnjë sekondë këtë protestë. Do të vazhdojmë deri në fund.
Nëpër zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrata është për tokë. Kudo që shkon nuk mbaron punë. Pastaj çmimet e ushqimeve, të gjitha janë shtrenjtuar, po thuajse 10-fish. Ngrenë rrogat dhe pensionet me 5 mijë lekë, ndërsa rrisin ushqimet me 20 mijë lekë. Çfarë mirëqenie është kjo? Kjo është vrasje për të gjithë qytetarët.
“Ata që kanë dosjet e shantazhit e tmerrojnë Edi Ramën”- Protestuesi: Sa herë vjedh votat, bëhet më i egër me popullin!
Vijoi edhe sot në ditën e 41-të protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.
Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një qytetar deklaroi për News24 se Edi Rama nuk largohet dot nga pushteti se është marionetë dhe i shantazhueshëm nga ata që realisht kanë dosjet e aferave të tij.
Protestues:Vij për të njohur Edi Ramën. Me 5 pyetje. Desha të di që Ramën kur e kanë kapur lakuriq, e kanë kapur paparacët apo ka dashur vetë të dalë ashtu. Sa prova besnikërie ka dhënë që ka shkuar kaq lartë në afera dhe kompromise. Sa më lart aq më i kapur do jesh. Kush mund ta shantazhojë Edi Ramën se mund të ketë ngrënë edhe fëmijë. Tmerri i Edi Ramës janë ata që i dinë këto. Kush ka dosjet e shantazhit ata e tmerrojnë atë.
Vështirësia më e madhe është dinjiteti, baltosja. E urren kaq këtë popull sa herë fiton zgjedhje shpall një fushatë duke i sulmuar. Terror. Ai e urren këtë popull kjo është ashiqare. Sa herë vjedh votat bëhet më i egër me këtë popull. Jo vetëm që ka marrë lek nga vjedhja e popullit, por edhe nga shpopullimi, nga sabotim. Nuk kemi ushtri, nuk kemi mjekëse, arsim. Ta katandisura, me strategji. Ai është peng për ti realizuar. Nuk tërhiqet dot se është marionetë. E patë në samitin e fundit si turfullonte. Atij vetëm epshe i kalojnë në trup.
Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë
Sot mbahet protesta e 41-të qytetare kundër qeverisë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës së vjetër politike. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit do të grumbullohen fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshim të klasës politike shqiptare. Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit kanë qenë edhe “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi ndaj figurave kryesore të politikës.
Protesta cilësohet si më e madhe, më jetëgjatë dhe më e qëndrueshme që është zhvilluar në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist.
Tubimi nisi fillimisht si kundërshtim ndaj ndërtimit të një resorti në zonën e Zvernecit, por me kalimin e ditëve është zgjeruar, duke përfshirë edhe kërkesa më të gjera politike dhe sociale.
Pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë, të cilën e akuzojnë për korrupsion.