“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 42-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Mijëra qytetarë u mblodhën edhe këtë të shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, në ditën e 42-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Nesër më shumë”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Protestuesit u shprehën të vendosur se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi vijoi në rrugët kryesore të Tiranës prej disa orësh.
Propozimi i papritur nga protestuesit! Ç’do të ndodhë më 23 korrik? Qytetarët “vërshojnë” rrugëve të Tiranës në marshimin e radhës
Kjo e shtunë shënoi ditën e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, teksa më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku u vendosën për vijimin e tubimit.
Përpara Kryeministrisë është propozuar që tubimi një ditë të bëhet paradite.
“Protesta të nisë për një ditë paradite. Në 23 korrik marshim në 8:30 nga sheshi Skënderbej te Parlamenti”, propozuan protestuesit.
Ndër kërkesat e tyre është edhe krijimi i një qeverie teknike dhe largimi i të gjithë klasës së vjetër politike.
Sot është thirrur protestë kombëtare, e njoftuar edhe një ditë më parë në tubim.
Protestuesit si zakonisht, pas fjalimeve e thirrjeve, nisën marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.
“Te Pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant”/ Protestuesi i revoltuar në protestën kundër Ramës: 4.2 mln euro për propagandë, e neveritshme! Ta largohen të gjithë
Në protestën e 42-të para Kryeministrisë, një qytetar mori një shembull sa i takon koncertit të Kanye West.
Sipas tij, edhe Turqia kishte ftuar West-in, por kapaciteti jonë ekonomik është shumë më i vogël.
“Tek pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant. Për interesa personale të dikujt që nuk dua t’ia përmend emrin, 4 mln euro e kusur paguhen për të paraqitur Shqipërinë kështu. Mjafton një shembull për të rrëzuar këtë propagandë të neveritshme. Turqia para disa vitesh ftoi këtë këngëtarin, por pagoi jo nga emergjencat por nga buxheti i vet 4 mln euro. Buxheti i Turqisë është 50 herë më i madh se ai i Shqipërisë”, tha ai.
“Dha për koncert 4.2 mln euro nga fondi i emergjencës”/ Shpërthen aktivisti: Edi Rama je një xhepist, vjedh edhe lekët e fundit të fukarait për bukë
Njëzëri shqiptarët në sheshin përpara Kryeministrisë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Me mijëra janë arsyet që rendisin kundër kësaj qeverie të korruptuar, dhe kryeministrit Edi Rama dhe që e akuzojnë se punon kundër shqiptarëve.
Një aktivist teksa mori fjalën u shpreh se pas dhënies 4 mln euro nga fondi emergjent për Kanye West, Rama duhet të quhet “xhepist”.
“Na sjell këtu me para nga fondi emergjencës një neonazist. A e dini si ngjan, a e dëgjove se çfarë mungon në këtë vend? Në shumë mund të vidhen por ti je si xhepisti i autobusëve që i vjedh fukarait lekët e fundit që ka për bukë. Edi Rama o xhepist. Edi Rama o xhepist.”, tha ai.
Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 42-të radhazi, me pjesëmarrës që janë mbledhur sërish për të shprehur qëndrimet e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.
Nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt selisë së qeverisë.
Pasi mbërritën para Kryeministrisë, pjesëmarrësit zhvilluan një tubim, ku u mbajtën fjalime nga përfaqësues të protestës dhe qytetarë të ndryshëm.
Me pankarta në duar dhe thirrje gjatë marshimit, protestuesit kërkuan largimin e asaj që e cilësuan si “kastë e vjetër politike”, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, raporton RTSH.
Gjatë fjalimeve u shprehën kritika ndaj qeverisë dhe opozitës, ndërsa u kërkua ndryshim i mënyrës së funksionimit të politikës në vend.
Flet fermeri në protestë: Jam përmbytur dy herë brenda vitit! Shteti vjen bën foto të bukura dhe nuk jep dëmshpërblim!
Pjesë e protestës së 42-të ishte dhe një fermer nga Berati.
Ai u shpreh i zhgënjyer nga shteti, pasi është përmbytur dy herë brenda vitit, dhe nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.
Fermeri:Unë jam një nga fermerët që u mbyt dy herë vitin që shkoi. Samaticë Berat.
Prej digave që ka bërë shteti dhe nuk na mbron. Prandaj dalim në protestë.
Asnjë ndihmë nga fondet IPARD. Kam 16vjet që jam kthye nga emigrimi, kam bërë gabimin më të madh që kam ardhur se kam marrë në qafë dhe fëmijët. Vijnë këta të shtetit bëjnë dhe foto të bukura dhe 0 dëmshpërblime.
“Rama deshi timonin dhe e mori! Tani po na çon në humnerë”- Protestuesi: Parlamenti i korruptuar, çdo gjë e kalbur që në themel!
Një i ri foli në nisje të protestës së 42-të. Ai u shpreh i zhgënjer me qeverinë Rama, duke parë çdo gjë si të korruptuar dhe të kalbur që në themel.
I riu theksoi se Rama deshi timonin i vetëm, tani e ka marrë dhe po e çon popullin në humnerë.
I riu: Kryeministri Edi Rama kërkoi timonin, e mori e humbi drejtimin dhe na ka hedhur në humnerë të gjithëve. Sepse çdo gjë që supozohet të funksionojë sipas rregullës, është anashkaluar. Çdo institucion është i korruptuar. Fasadë dhe çdo gjë nuk funksionon më. Ajka e parlamenti shan protestuesit. Janë kalbur. Ka humbur drejtimin dhe nuk e dimë ku do përfundojmë.
4 mln euro i zhgënjyer. Parlamenti është komplet i korruptuar themelet janë kalbur. Nuk kanë prioritet të shpëtojnë jetë njerëzisht. Mendojnë se po sjellin risi në Shqipëri, ndërkombëtarët nuk shohin sa bukur bëjmë ne koncertet.
Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”
Ka nisur protesta e 42 në Tiranë. Qytetarët janë organizuar në sheshin “Skënderbej”, dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Më pas pritet marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë.
Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.
Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Protestuesja e zhgënjyer me Edi Ramën: E kam votuar tre herë, por jam gati në shesh ta pres dorën!
Vijoi edhe sot protesta e 42-të qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës.
Një protestuese foli për News24 para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.
Ajo zbuloi se është punonjëse e administratës, megjithatë del në protestë se ndjehet e zhgënjyer me Edi Ramën. Ajo tha se e ka votuar 3 herë Ram, dhe tashmë është gati të presë dorën në shesh.
Protestuesja:Rrezikoj shumë e pranishme këtu. Rreziku më i madh që kemi është shpopullimi dhe copëtimi i atdheut, jam në administratë. Rreziku i punës sime është një e vogël. Pa atdhe rrezikon të shkosh në ishullin Lesvos atje ku çuan emigrantët, por mund të bëhesh edhe sapun. Ne natyra na ka bekuar, Zoti na ka dhënë tokën, na ka dhënë mundësinë që të ushqehemi dhe të riprodhohemi. Rrezikohet ekzistenca jonë. Për qeverinë Rama ka votuar 3 herë dhe jam gati publikisht në shkallët e protestës të ngjitem edhe ta pres dorën. Sepse shpresova.
Rama një kryeministër mesatar. Nuk i intereson atdheu, banorët e vendi. E shikon Shqipërinë si një telajo të madhe ku realizon ëndrrën e tij. Jam e bindur se pasi inauguron një lulishte uron shumë që aty të mos ulen gratë me menopauzë dhe pensionistë. Njeri që vë kufizime si i do qytetarët. Bën dhe përzgjedhje. Pensionistët njerëzit e moshës sime të rinjtë inteligjentë janë të betuarit e tij, nuk do donte të ishin këtu. Populli ky është. Jam në mbrojte të çdo milimetri. Atdheu të do edhe kur nuk je zogu më i bukur.
Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora
Protesta kombëtare kundër qeverisë vijon edhe këtë të shtunë, duke hyrë në ditën e saj të 42-të. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Marshimi kaloi edhe në Rrugën e Kavajës, ndërsa protestuesit u ndalën për disa minuta në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit hodhën akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe kërkuan ndryshime politike.
Aktivisti Visar Dalipi, duke iu drejtuar protestuesve me megafon, u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar t’u drejtohen përfaqësive diplomatike. “Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, deklaroi ai gjatë protestës.