Revolta në ditën e 48! “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta qytetare kundër qeverisë: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Shqipëria

Revolta në ditën e 48! “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta qytetare kundër qeverisë: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 08:08 Përditësuar në ora: 22:42 më 17.07.2026
Pamje nga protesta

Mbyllet protesta qytetare kundër qeverisë: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u stacionuan para godinës së Kryeministrisë, duke konfirmuar se revolta e nisur prej javësh nuk ka ndërmend të ndalet. Pas disa orë fjalimesh, qytetarët nisën sërish marshimin në Bulevard, ashtu si për cdo natë, ndërsa njoftuan se nesër do të jenë më shumë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe, ndërsa ritheksojnë se kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i kastës politike që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada.

Mesazhi i protestës u bë edhe më i qartë në ditën e 47-të, kur organizatori Edison Lika deklaroi se lëvizja nuk do të hyjë në asnjë negociatë dhe nuk do të lejojë askënd ta përfaqësojë politikisht.

“Kjo lëvizje nuk do futet kurrë në negociata sepse kërkesat i ka të qarta. Nuk kemi për të negociuar me askënd. Pika e parë e kësaj proteste është dorëheqja e Ramës”, u shpreh ai.

Gjatë protestës së djeshme, aktivistët kritikuan edhe përpjekjet që, sipas tyre, synojnë të krijojnë idenë e një reflektimi brenda mazhorancës, duke theksuar se qytetarët nuk do të mjaftohen me lëvizje kozmetike apo ndryshime emrash në qeveri.

Një nga momentet më simbolike ishte pjesëmarrja e studentëve të veshur me pelerinat e diplomimit. Me mesazhin “Ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi”, ata deklaruan se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa rininë.

Po ashtu, aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi që hetimet të mos ndalen te ish-zyrtarët, por të shtrihen deri te drejtuesit më të lartë të qeverisë.

“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale dhe jo si kryeministër i Shqipërisë”, deklaroi ajo.

Edhe pankartat vijuan të ishin një nga elementët më të spikatur të protestës, me mesazhe ironike dhe satirike ndaj qeverisë, opozitës dhe gjithë klasës politike. Nuk munguan as brohoritjet që tashmë janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, “Pa dhënë dorëheqjen nuk ndalojmë”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament i krimit” dhe “Rama SPAK you!”.

Pas 47 ditësh radhazi në shesh, organizatorët këmbëngulin se protesta do të vijojë çdo ditë, duke ftuar qytetarët të bashkohen edhe sot në tubimin e 48-të, që sipas tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve.

Qytetarët nisin marshimin në Bulevard: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u stacionuan para godinës së Kryeministrisë, duke konfirmuar se revolta e nisur prej javësh nuk ka ndërmend të ndalet. pasi disa orë fjalimesh, qytetarët nisën sërish marshimin në Bulevard, ashtu si për cdo natë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe, ndërsa ritheksojnë se kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i kastës politike që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada.

Mesazhi i protestës u bë edhe më i qartë në ditën e 47-të, kur organizatori Edison Lika deklaroi se lëvizja nuk do të hyjë në asnjë negociatë dhe nuk do të lejojë askënd ta përfaqësojë politikisht.

Kjo lëvizje nuk do futet kurrë në negociata sepse kërkesat i ka të qarta. Nuk kemi për të negociuar me askënd. Pika e parë e kësaj proteste është dorëheqja e Ramës”, u shpreh ai.

Gjatë protestës së djeshme, aktivistët kritikuan edhe përpjekjet që, sipas tyre, synojnë të krijojnë idenë e një reflektimi brenda mazhorancës, duke theksuar se qytetarët nuk do të mjaftohen me lëvizje kozmetike apo ndryshime emrash në qeveri.

Një nga momentet më simbolike ishte pjesëmarrja e studentëve të veshur me pelerinat e diplomimit. Me mesazhin “Ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi”, ata deklaruan se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa rininë.

Po ashtu, aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi që hetimet të mos ndalen te ish-zyrtarët, por të shtrihen deri te drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale dhe jo si kryeministër i Shqipërisë”, deklaroi ajo.

Edhe pankartat vijuan të ishin një nga elementët më të spikatur të protestës, me mesazhe ironike dhe satirike ndaj qeverisë, opozitës dhe gjithë klasës politike. Nuk munguan as brohoritjet që tashmë janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, “Pa dhënë dorëheqjen nuk ndalojmë”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament i krimit” dhe “Rama SPAK you!”.

Pas 47 ditësh radhazi në shesh, organizatorët këmbëngulin se protesta do të vijojë çdo ditë, duke ftuar qytetarët të bashkohen edhe sot në tubimin e 48-të, që sipas tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve.

Diaspora vjen në protestën para Kryeministrisë/ Pankarta me firmat e shqiptarëve, simbolikë e veçantë e revoltës qytetare

Një prej pjesëmarrësve në protestën e 48-të para Kryeministrisë prezantoi një pankartë me firmat e shqiptarëve të diasporës, duke e cilësuar atë një simbol të mbështetjes për revoltën qytetare.

Sipas tij, pankarta përmban firmat e shqiptarëve që janë larguar nga vendi, ndërsa u shpreh se ajo përfaqëson zërin e emigrantëve që, sipas tij, janë detyruar të emigrojnë.

“Këtë pankartë e kam sjellë nga diaspora. Ajo mban firmat e shqiptarëve që janë detyruar të largohen nga ky vend. Është një simbol i revoltës qytetare dhe i mbështetjes së diasporës për këtë kauzë”, deklaroi ai.

Protestuesi theksoi se lëvizja do të vijojë deri në përmbushjen e objektivave të saj.

“Kjo është një rrugë pa fund. Jemi në ditën e 48-të dhe nuk do ta lëmë deri sa këtij sistemi t’i vijë fundi”, u shpreh ai. Në fund të fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë bojkotin ndaj mediave, duke e konsideruar atë pjesë të aksionit të protestës.

Protestë kundër Ramës! Qytetarët nisin marshimin nga Sheshi Skëndërbej, drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ballukun!

Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 48-të radhazi kundër qeverisë.

Sikurse në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit janë nisur në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës.

Prej 48 ditësh, pjesëmarrësit në këto protesta kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë hedhur thirrje të ndryshme, ndërsa një nga sloganet e dëgjuara nga turma ishte: “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi!”, “Arrestoni Ballukun”.

“Na kanë marrë placën, Rama duhet të japë dorëheqjen”/ Të moshuarit: Pensioni nuk mjafton, ata udhëtojnë si pashallarë. Koncerti i Kanye West…

Dy të moshuar, të cilët kanë marrë pjesë në protestë kanë deklaruar se pensionet janë të pamjaftueshme. Njëri prej tyre deklaroi se ka punuar në minierë, por nuk ka marrë statusin e minatorit.

“Dal në protestë sepse kërkoj të drejtat, Rama të japë dorëheqjen sa më parë.

Kam punuar 25 vjet në minierë dhe nuk më jep statutin që e ka premtuar.

Kur do ta marr, kur të vdes?

Pensioni nuk me mjafton, më mban djali. Nëse nuk do të kisha djalin nuk do të haja bukë për darkë”.

I moshuari tjetër tha se politikanët i kanë marrë gjithçka popullit dhe ka mungesa të mëdha përfshi dhe ujin e pijshëm.

“Pensionin e kam 20 mijë lekë të vjetra.

Nuk i numërojmë dot paratë(i kthen përgjigje Delina Ibrahimajt). Ata janë pashallarët e kuq, me paratë tona bëjnë tregti. Asnjë gjë s’është e mirë, na vjedhin edhe te sahati i dritave. Uji nuk pihe, është me llucë.

Një deputet merr 3 milionë lekë, udhëtojnë gjithë botën, ndërsa koncerti budallëku më i madh. Jam opozitar do të vijoj të protestoj, sepse e shkatërruan këtë vend edhe palcën na i kanë thithur”, tha ai.

“Nëse nuk protestojmë Rama bëhet mbret”/ Qytetari: Kam dalë edhe për ajrin, gjithçka është katastrofë

Një i ri teksa ka nisur mbledhja e protestuesve në sheshin”Skënderbej” ka deklaruar se ai po proteston për gjithçka dhe dekalroi se do të vijojë edhe në muajin gusht pasi nëse ndërpriten protestat Rama mund të bëhet mbret.

“Nuk jemi turmë jemi mijëra që vijnë për të drjetat, të rinj, të rjea, bujq, mjekë, minatorë. Protestoj për gjithçka edhe për ajrin e ndotur që është llum. Shqipëria mban erë ËC, nuk del dot gjitçka është bërë katastrofë.

Nuk do të ndalojë kurrë protesta sepse ai bëhet mbret si mbreti I anglisë, vë edhe pelerinën. Ai është vetë Zot vetë shkop, ku ka SPAK sot, është kota biskota. Janë bërë të pamëshirshëm

Deri tani nuk kam parë asnjë gjë të mirë nga qeveria, të keqijat duan ditë e natë të renditen.

Kamerierët punojnë si skllevër nga 16 orë, flenë në kotec, nëse bën dy turne normal që do të paguhesh 900 euro. Flenë si kinezët me kate”, tha ai.

“Dëgjoni çfarë them unë, mos shikoni çfarë bëj!”, ironia goditëse ndaj Ramës në protestën e 48-të

Një qytetare ka zgjedhur një mënyrë ironike për të shprehur mesazhin e saj ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së 48-të, ku kërkohet dorëheqja e tij.

Në një pankartë të mbajtur në protestë shkruhet:

“Dëgjoni çfarë them unë. Mos shikoni çfarë bëj”, një frazë e përdorur si mesazh kritik ndaj kryeministrit.

Pankartat jasnë bërë pjesë e momenteve të protestave në Tiranë, ku qytetarët kërkojne largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Protesta e 48-të në Tiranë/ “Do e arrestojnë, ose do ikë për azil!”, qytetari: Nëse Rama nuk ikën, do ketë punë me popullin!

Nga sheshi “Skënderbej”, ku ka nisur grumbullimi i protestuesve për protestën e 48-të, një qytetar i moshuar ka dhënë një deklaratë për News24, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.

“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë të mirë për vendin. E ka çuar vendin në humnerë”, u shpreh ai. I moshuari tha se kërkon largimin e qeverisë dhe përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit.

“Duhet të ikë përmes dhunës”, deklaroi ai, duke shtuar se sipas tij, drejtësia ose qytetarët duhet të veprojnë.

“Atë ose do ta kapë drejtësia, ta fusin në burg, ose do të kërkojë azil politik. Ose do ta kapë populli”, tha qytetari.

Pensionisti: Rama, nëse do të kishte pak dinjitet, duhet të ishte larguar!

Një pensionist pjesëmarrës në protestën e 48-të në Tiranë ka dhënë një prononcim për News24, shprehu pakënaqësinë e tij ndaj qeverisë.

“Jam këtu për lotët e atyre nënave që qajnë për fëmijët e tyre emigrantë”, tha ai.

Sipas pensionistit, largimi i të rinjve nga Shqipëria është një nga shqetësimet më të mëdha të shoqërisë.

“Ky duhet të kishte ikur prej kohësh. Nëse do të kishte pak dinjitet”, u shpreh ai, duke iu referuar Ramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat