Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

Shqipëria

Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit me dëmtime në kokë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në reanimacion.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 18-vjeçarit dhe njerkut të tij, i cili më pas dyshohet se e ka goditur me thikë.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 37-vjeçarit Niko Baka, i dyshuar si autor i plagosjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat