Revolta e 49 kundër Ramës/ Jehon thirrja në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën; protestuesit kalojnë pranë selisë së PD

Shqipëria

Revolta e 49 kundër Ramës/ Jehon thirrja në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën; protestuesit kalojnë pranë selisë së PD

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 08:21 Përditësuar në ora: 22:59 më 18.07.2026
Pamje nga protesta

“Nesër më shumë”, përfundon protesta e 49 kundër kryeministrit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Rama jep dorëheqjen” qytetarët kanë përfunduar marshimin e tyre.

Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Tiranë në ditën e 49-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me një pjesëmarrje masive.

Protesta nisi në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Gjatë marshimit u dëgjuan gjithashtu thirrje që kërkonin arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe slogane të tjera politike.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë paraqitur.

Revolta e 49 kundër Ramës/ Marshimi në Tiranë, protestuesit kalojnë pranë selisë së PD: Opozitë e shitur

Në marshimin në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar pranë selisë së PD. Ndërsa kanë vijuar thirrjet “Opozitë e shitur”.

Qytetarët protestojnë prej 49 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta e cila nisi në orën 19:00 me organizimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijoi marshimi drej Kryeministrisë ku u mbajtën edhe fjalime me thirrjet për largimin e Ramës.

Pas mbylljes së fjalimeve para Kryeministrisë, vijoi marshimi në kryeqytet, me thirrjet “poshtë patronazhistët”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët vijojnë marshimin kundër kryeministrit Edi Rama.

Prej 49 ditësh shqiptarët me qëndresë e rezistencë vijojnë revoltën, ndërsa shprehet të vendosur se do të protestojnë deri në largimin e Ramës.

Në marshimin në rrugët e Tiranës, protestuesit bëjnë thirrje për arrestimin e Ballukut.

“Parlament analfabet”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, Rama bë burg, Berisha në burg”, jehojnë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit të sotëm.

“Poshtë patronazhistët”, revolta e 49-të kundër qeverisë, jehon thirrja në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën

Me thirrjet “poshtë patronazhistët”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët vijojnë marshimin kundër kryeministrit Edi Rama.

Prej 49 ditësh shqiptarët me qëndresë e rezistencë vijojnë revoltën, ndërsa shprehet të vendosur se do të protestojnë deri në largimin e Ramës.

Marshimi vijoi pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministri, ku renditën kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në marshimin në rrugët e Tiranës, protestuesit bëjnë thirrje për arrestimin e Ballukut.

“Parlament analfabet”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”, Rama bë burg, Berisha në burg”, jehojnë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit të sotëm.

49-të ditë revoltë, sheshi para Kryeministrisë plot me protestues që kërkojnë largimin e Ramës

Prej 49 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit Edi Rama.

Me mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Protesta vijon pandalur, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur se nuk dorëzohen.

Siç shihet edhe nga pamjet me dron, sheshi para Kryeministrisë është i mbushur plot, dhe me mijëra kërkojnë njëzëri largimin e kastës politike të korruptuar.

“Djalin e vetëm e humba nga kanceri, s’kishte Pet Scan”/ Qytetari denoncon nga protesta mungesën e kushteve tek Onkologjiku

Një qytetar pjesëmarrës në protestë ka ngritur shqetësimin për gjendjen e shërbimeve shëndetësore, veçanërisht për spitalin onkologjik, ndërsa ka rrëfyer edhe një tragjedi personale familjare.

Ai u bëri thirrje familjarëve të pacientëve me sëmundje kancerogjene që t’i bashkohen protestës, duke thënë se çështja e shëndetësisë prek çdo qytetar.

Qytetari tregoi se kishte humbur djalin e tij të vetëm nga sëmundja e kancerit. Më tej, ai ngriti akuza për mungesë investimesh në shërbimet onkologjike, duke krahasuar shpenzimet publike me nevojat e spitaleve.

Në fund, qytetari u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestë, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend. Ju bëj thirrje të gjithë që kanë të afërm të sëmurë me sëmundje kancerogjene, që të dalin në protestë. Nesër do të jetë vonë. Mua para 50 ditësh më ka lënë djali i vetëm nga sëmundjet kanceroze. Për arsye se këta japin 4.2 mln euro për një koncert që se njeh askush deh nuk ble një petskan për onkologjikun. Ka deri në 2021 që radiologjia nuk punon. Sa lekë punon ajo pajise? Ndaj ju bëj tirrje të gjithë shqiptarëve në këtë shesh ta shporrim këtë klikë të poshtër. Në 90 kam qenë 17 vjeç dhe sot jam kandidat të bëhem gjysh. Njerëzit hanë bukë me listë. Nëse keni gjak shqiptari, i lini patronazhistët që të bëjnë punën e tyre, dilni në këtë shesh.”, tha ai.

Revolta kundër Ramës/ Thirrja e qytetares: Më datë 23 në orën 09:00 para Kuvendit! T’i lajmë me vaj e domate kostumet e tyre të shtrenjta

Sheshi ka bërë bashkë qytetarët në ditën e 49 kundër kryeministrit Edi Rama.

Protestuesja ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të mos dorëzohen deri në rrëzimin e Ramës. Gjithashtu një thirrje është bërë edhe për datën 23 që të organizohen para Parlamentit në orën 09:00.

“Në datën 23, në orën 09:00, para parlamentit. T’i lajmë para Parlamentit me vaj ulliri kostumet e tyre të shtrenjta, me domate, kastravecë e shalqinj.

Duhet të tregojmë që jemi bashkë, ndryshe nuk kemi asnjë ndihmë nga fermerët, as për Mallakastrën e as për Beratin.

Naftën e marrin ata që kanë shoqëri”, u shpreh një protestuese.

“Jo Kuvendit të përulur para Ramës”, protestuesit në shesh kundër kryeministrit, jehon thirrja: Arresto Belindën

49 ditë shqiptarët kanë treguar qëndresë dhe rezistencë, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Revolta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama, qeverisë së tij dhe gjithë klasës politike shënon sot vijon tashmë pandalur.

Në sheshin Skënderbej, ku nis edhe organizimi i qytetarëve, jehuan thirrjet “Arresto Belindën”, Rama në burg Belinda në burg.

Revolta qytetare në ditën e 49/ Protestuesi: Korrupsioni fillon nga parlamenti, te Kryeministria! Ky është revolucioni i shqiptarëve

Nga Kryeministria, atje ku po mbahet protesta e 49 kundër kryeministrit Edi Rama, një qytetar kërkoi dorëheqjen e kreut të qeverisë.

“Ky është revolucioni i shqiptarëve. Ka përfshirë të rinj, por dhe fëmijë. Korrupsioni fillon te komisariati, në kryeministri, në parlament, kudo! Duhet ta rrëzojmë këtë diktaturë. Revolucion. Të bashkuar!”, tha ai.

Aktivistja në protestën 49-ditore rikujton kërkesat ndaj qeverisë: Dorëheqja e kryeministrit dhe qeveria tranzitore!

Një aktiviste e protestës qytetare që po zhvillohet prej 49 ditësh ka rikujtuar pikat kryesore të parashtruara nga protestuesit ndaj qeverisë.

Ajo u shpreh se kërkesat përfshijnë “dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë”, si dhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, me synim ndryshime kushtetuese që, sipas saj, do të garantonin barazinë e qytetarëve para ligjit.

Mes kërkesave të tjera, aktivistja përmendi ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për financimin e partive politike, si dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Ajo tha gjithashtu se protestuesit kërkojnë anulimin e ligjeve që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, “Paketën e Maleve” dhe investimet strategjike.

“Këto janë pikat që qytetarët i kanë parashtruar dhe për të cilat vijon protesta”, deklaroi aktivistja.

Shqiptarët në revoltë prej 49 ditësh kundër Ramës/ Thirrja e qytetarit: Mos u dorëzoni derisa ta shporrim këtë diktaturë

Shqiptarët protestojnë prej 49 ditësh kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, një protestues, bëri thirrje që qytetarët të mos dorëzohen derisa të largohet kjo qeveri.

“Ky shesh, këta njerëz të mrekullueshëm dhe kushdo tjetër që ka ardhur nga çdo cep na kanë kthyer shpresën se ne Shqipërinë do ta marrin sërish mbrapsht, nga ata që na kanë uzurpuar. Të shporrim këtë diktaturë. Ju nuk jeni dorëzuar dhe ne nuk do të dorëzohemi deri sa të ia arrijmë qëllimit”, u shpreh një tjetër protestues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat