Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë të raportojë Avokati i Popullit, ndërpriten punimet

Shqipëria

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë të raportojë Avokati i Popullit, ndërpriten punimet

Më: 20 korrik 2026 Në ora: 15:23
Kuvendi i Shqipërisë

Deputetë e PD janë mbledhur para foltores duke bllokuar punimet normale të seancës.

Kjo pasi refuzuan që të dëgjojnë raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen.

Kryetari Niko Peleshi ka kërkuar disa herë që të lirohet foltorja, e pasi kjo nuk ka ndodhur ai ka kaluar në 5 minuta pushim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat