Rama: Punimet në “Lungomare 4” po shkojnë drejt përfundimit

Shqipëria

Rama: Punimet në “Lungomare 4” po shkojnë drejt përfundimit

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 08:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga projekti Lungomare 4, në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, duke bërë të ditur se punimet po i afrohen fundit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga Lungomare 4, në Plazhin e Vjetër të Vlorës, ku punimet po shkojnë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare në “Facebook”.

Projekti i Lungomare 4 është pjesë e investimeve për zgjerimin dhe sistemimin e vijës bregdetare të Vlorës, me synimin për të përmirësuar infrastrukturën, hapësirat publike dhe ofertën turistike të qytetit.

Pamjet e publikuara tregojnë ecurinë e punimeve, të cilat sipas kryeministrit janë në fazën përfundimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat