“Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë!”- Dita e 52-të e rezistencës popullore, parullat në protestë: Për resortet ligje me porosi, për qytetarët lista të mbyllura!

Shqipëria

“Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë!”- Dita e 52-të e rezistencës popullore, parullat në protestë: Për resortet ligje me porosi, për qytetarët lista të mbyllura!

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 19:50
Protesta në Tiranë

Dita e 52-të e rezistencës popullore ka sjellë një tjetër larmi parullash dhe pankartash të qytetarëve në sheshin kryesor të Tiranës.

Të mbledhur masivisht si çdo ditë, ku kërkojnë pa u dorëzuar dorëheqjen e qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër politike, ata nuk i kanë kursyer thirrjet për ndryshim dhe Shqipëri të Re.

Nën moton “Ju erdhi fundi”, qytetarët thirrën për revolucion, ndërsa mbanin në duar pankartat dygjuhëshe.

Image
Pankarta nga protesta

Mes parullave spikasnin:

“Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë!”

“Të ndryshohet Kodi Zgjedhor, të hapen listat 100%”

“52 ditë rezistencë, më të fortë çdo ditë”

“Demokraci tani”

“Për resortet ligje me porosi, për qytetarët lista të mbyllura! Boll!”

“Shqipëria meriton më shumë”

Image
Pankarta nga protesta

Gjatë këtyre ditëve ata kanë kërkuar në mënyrë të panegociueshme rrëzimin e ligjit për zonat e mbrojtura, investimet strategjike, dënimin e korrupsionit, marrjen e masave dhe një klasë të re politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat