Denoncimi i turistëve italianë për një konflikt në Tiranë, reagon Policia: Njëri prej tyre u përplas me një grup të miturish, rasti po hetohet

Shqipëria

Denoncimi i turistëve italianë për një konflikt në Tiranë, reagon Policia: Njëri prej tyre u përplas me një grup të miturish, rasti po hetohet

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 18:50
Fotoilustrim

Një grup prej gjashtë turistësh italianë kanë ndërprerë pushimet e tyre në Shqipëri pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e 29 korrikut në Tiranë. Të rinjtë nga Venosa, në provincën e Potenzës, kanë deklaruar për një media italiane se janë sulmuar nga një grup personash pranë zonës pas Pallatit të Kulturës.

Sipas dëshmisë së njërit prej turistëve, grupi kishte dalë nga apartamenti ku qëndronte me qira për të shkuar për darkë, kur pranë tyre u afrua një grup të rinjsh. Ai pretendon se situata u përshkallëzua dhe se një prej shokëve të tij mbeti i dëmtuar pas konfliktit.

Turisti italian ka deklaruar se pas ngjarjes shoku i tyre ka marrë ndihmë mjekësore në Tiranë, ndërsa mëngjesin e 30 korrikut grupi është kthyer në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat