65 ditë protestë! Diaspora paralajmëron mobilizim të ri: “Do të jemi bashkë për Shqipërinë e re”

Shqipëria

65 ditë protestë! Diaspora paralajmëron mobilizim të ri: “Do të jemi bashkë për Shqipërinë e re”

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 08:30 Përditësuar në ora: 22:12 më 04.08.2026
Protesta

“S’mund të ketë flamur serb në Shkodër!”- Sazan Guri kundër hapjes së konsullatës: Rama s’ka folur kurrë për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Ambientalisti Sazan Guri ka reaguar ndaj diskutimeve për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke kundërshtuar çdo marrëveshje të tillë dhe duke kërkuar që qeveria shqiptare të trajtojë më parë çështjet që lidhen me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Guri iu drejtua kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, duke deklaruar se Shqipëria nuk duhet të pranojë vendosjen e simboleve serbe në Shkodër pa u garantuar të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve.

“Zoti kryeministër dhe ti ministër i Jashtëm, shpreheni se mund të ketë një konsultë në Shkodër për gjoja 56 të ashtuquajtur serbë. Shqipëria nuk mund të ketë kurrë minoritete për aq kohë sa kufizohet nga i njëjti gjak”, tha Guri.

Më tej, ambientalisti kritikoi mungesën e reagimit nga kryeministri Edi Rama për çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që siç tha ai, nuk kanë të drejta të plota.

“Nuk mund të ketë flamur serb në Shkodër, për aq kohë sa nuk mund të ketë të drejta të shqiptarit në Luginën e Preshevës, për aq kohë sa Vuçiç të mos u thotë më ushtarëve që Kosova është pjesë e Serbisë”, përfundoi ai.

Ambientalisti Sazan Guri: Zoti kryeministër dhe ti ministër i Jashtëm, shpreheni se mund të ketë një konsultë në Shkodër për gjoja 56 të ashtuquajtur serbë, sepse Shqipëria nuk mund të ketë kurrë minoritete për aq kohë sa kufizohet nga i njëjti gjak.

Nuk mundet kurrë që shqiptari të ketë minoritet, qoftë me grekun, sepse kemi Çamërinë në mes, qoftë me serbin, sepse kemi shqiptarët e Kosovës në mes. Me Maqedoninë, sepse kemi shqiptarët e Maqedonisë, apo edhe me Malin e Zi, sepse kemi Malet e Hotit dhe të Malësisë, janë shqiptarë.

Dua t’i them, për aq kohë sa ti nuk je shprehur kurrë për pasivitetin e adresave, lindjeve dhe pronave në Luginën e Preshevës, si mund të miratosh ngritjen e një flamuri serb në Shkodër, që nuk është më tepër përfaqësim i atyre 56 gjoja serbëve, por futja e “kalit të Trojës”, siç kundër bëhet në vitet 1800.

Nuk mund të ketë flamur serb në Shkodër, për aq kohë sa nuk mund të ketë të drejta të shqiptarit në Luginën e Preshevës, për aq kohë sa Vuçiç të mos u thotë më ushtarëve që Kosova është pjesë e Serbisë.

“Diaspora ka bërë 300 protesta deri tani”- Studentja nga Gjermania: Nga 14-16 gush do jemi këtu të bashkuar për revolucion dhe për Shqipërinë e re!

Një vajzë e re studente shqiptare në Gjermani, deklaroi nga podiumi i protestës në ditën e 66-të të saj se askush nuk e mendonte se rezistenca qytetare do vijonte kaq gjatë, edhe me mbështetjen e Diasporës.

Ajo deklaroi se deri tani në Diasporë ishin mbajtur të paktën 300 protesta dhe 10 prej tyre në Mynih. Ajo shprehu mbështetjen e plotë për protestuesit, deri në realizimin e qëllimit për një Shqipëri të re.

“300 protesta të mbajtura deri tani në diasporë. Vetëm në Mynih janë mbajtur deri tani 10 protesta. Diaspora është me ju, keni mbështetjen e saj”, tha ajo.

Studentja lajmëroi se edhe në datat 14-16 gusht emigrantët do të jenë masivisht në Tiranë për të protestuar kombëtarisht.

“Në datën 14, 15 e 16 do të jemi këtu me diasporën në shesh së bashku. Do të jemi këtu për Shqipërinë e re dhe revolucionin tonë. Jemi të gjithë bashkë për të sjellë Shqipërinë e re. Na duhen njerëz me dinjitet dhe ne jemi njerëz me dinjitet. Ne po e bëjmë revolucionin tani, Shqipëria nuk ka parë ndonjëherë që për 66 ditë të mbahet protestë dhe marshim, jemi bashkë”, përfundoi studentja thirrjen e saj publike.

Qytetari kundërshton reformën territoriale: Kryebashkiaku të dalë publikisht ose të largohet! Ministri Salla ta ketë të qartë, Cërriku nuk do të pranojë të aneksohet

Një banor i Cërrikut ka kundërshtuar reformën territoriale të propozuar nga mazhoranca, duke deklaruar se qytetarët nuk janë pyetur për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Elbasanin.

Banori i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Florenc Doka, që të mbajë një qëndrim publik kundër shkrirjes së institucionit që drejton, ose të largohet nga detyra.

“ I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Florenc Doka, të dalë publikisht dhe të kundërshtojë shkrirjen e bashkisë. Nëse nuk është i gatshëm të mbrojë institucionin për të cilin kërkon votën, duhet të largohet”, deklaroi ai.

Ai iu drejtua edhe ministrit të Bujqësisë, Andi Salla, ish-kryebashkiak i Cërrikut, duke thënë se qyteti “nuk do të pranojë ttë aneksohet dhe të administrohet si periferi e një bashkie tjetër”.

Banori i Cërrikut:  Si qytetar i Cërrikut, doja të flisja për reformën territoriale, sepse atë vend e njoh në çdo rrugë, lagje dhe të gjithë njerëzit. Shikoja kur PS shkonte e u kërkonte votën të gjithëve për të arritur qëllimet e saj, por po shoh që sot nuk ka shkuar t’u kërkojë atyre banorëve që të shkrihet ajo bashki dhe të bashkohet me Elbasanin.

Kisha edhe dy fjalë të tjera. I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Florenc Doka, të dalë publikisht dhe të kundërshtojë shkrirjen e bashkisë. Nëse nuk është i gatshëm të mbrojë institucionin për të cilin kërkon votën, duhet të largohet.

Andi Salla, ministri i Bujqësisë (ish-kryebashkiak i Cërrikut) , duhet ta ketë të qartë që Cërriku nuk do të pranojë të aneksohet dhe të administrohet si periferi e një bashkie tjetër.

I bëj thirrje SPAK-ut të verifikojë bizneset e mëdha dhe të hetojë se kush janë aksionarët, sepse janë të gjithë politikanët e korruptuar aksionarë në bizneset e mëdha. Janë ata që pilotojnë fondet, që na ngrenë gradaçela nga të gjitha anët. Ndërtojnë vila luksoze me paratë tona. Duhet të na japin llogari se çfarë bëjnë me paratë tona dhe fondet e zhvillimit.

Inxhinieri i pyjeve denoncon: Jam ish-punonjës i qeverisë “Rama 1”, u detyrova të largohem sepse nuk vidhja dot

Një emigrant në Itali, ish-punonjës administrate i qeverisë “Rama 1” denoncoi nga sheshi i protestës në ditën e 66-të të rezistencës popullore se iku nga Shqipëria bashkë me familjen e tij pasi nuk mund të vidhte dot siç bënin zyrtarët e pushtetit.

Ai akuzoi Ramën dhe Berishën si tradhtarë të kombit që duhet të largohen një orë de më parë.

Ish-inxhinieri i Pyjeve nga Dibra kërkoi që Shqipëria të ndryshonte nëpërmjet kësaj proteste popullore dhe se do qëndronte në sheshin e saj deri në largimin e qeverisë.

Ai falënderoi të gjithë protestuesit për qëndresën e tyre, duke përmendur veçanërisht nënat me fëmijë të vegjël dhe personat me aftësi të kufizuara që, sipas tij, nuk e kanë braktisur protestën.

“Ju falënderoj të gjithë qëndrestarëve, atyre nënave me fëmijë të vegjël dhe personave me aftësi të kufizuara, që nuk e braktisën këtë shesh. Këtu po shkruhet historia e re e Shqipërisë. Këta pas meje janë tradhtarët më të mëdhenj të kombit. Jam inxhinier pyjesh. Kam qenë punonjës i qeverisë ‘Rama 1’. U detyrova të largohem nga atdheu, sepse duhej të vidhja, por nuk mund të vidhja tokën dhe popullin tim. Sistemi që ndërtuan këta na detyroi të emigrojmë”, tha ai.

Dita e 66-ë e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë! Kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Ka nisur marshimi si për cdo ditë nga sheshi Skënderbej, në shenjë kundërshtie ndaj sistemit politik në Shqipëri. Për 66 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij nga detyra.

Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi.

Sot shënohet dita e 66-të e protestave, ndërsa qytetarët u mblodhën sërish për të përsëritur thirrjen e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore, po ashtu hetimin e kryeministrit Edi Rama nga SPAK.

Dita e 66 e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët vijojnë protestën e 66 kundër kryeministrit Edi Rama.

Për 66 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër Edi Ramës. Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij.

Ata janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeveri teknike, po ashtu hetimin e Ramës nga SPAK.

Mbi dy muaj rezistencë, sot dita e 66 e protestës!

Sot është dita e 65-të e protestës qytetare, e cila vijon prej më shumë se dy muajsh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria.

Ashtu si çdo ditë, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të kërkojnë edhe një herë plotësimin e asaj që e cilësojnë si kërkesën e tyre të panegociueshme.

Sipas organizatorëve, protesta do të vazhdojë deri në realizimin kërkesave, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë së tij dhe ndryshimin e klasës politike në vend.

Protestuesit theksojnë se lëvizja e tyre është qytetare dhe se do të vijojë çdo ditë, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat