Gjykata lë në “arrest me burg” pa afat shtetasin turk Barkay Gulbas, kërkohet nga Zvicra për tentativë vrasje

Shqipëria

Gjykata lë në “arrest me burg” pa afat shtetasin turk Barkay Gulbas, kërkohet nga Zvicra për tentativë vrasje

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 14:03
Fotoilustrim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shtetasin Barkay Gulbas, i cili kërkohet nga autoritetet zvicerane për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Më herët, ndaj të kërkuarit ishte caktuar masa provizore e sigurisë “arrest me burg” me afat 40-ditor.

Mirëpo, mbasi Zvicra shprehu zyrtarisht vullnetin për ekstradimin dhe dorëzimin e tij, organi i akuzës kërkoi ndryshimin e kësaj mase.

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës që masa nga arrest me afat të kthehej në “arrest me burg” pa afat, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari i gatshëm. Me këtë vendim, shtetasi turk do të qëndrojë në qeli deri në përmbylljen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat