“Kimisti” mbërrin në Shqipëri, ekstradohet nga Kolumbia për të vuajtur 14 vite burg për laboratorin e kokainës në Frakull

Shqipëria

“Kimisti” mbërrin në Shqipëri, ekstradohet nga Kolumbia për të vuajtur 14 vite burg për laboratorin e kokainës në Frakull

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 22:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Saimir Rosales Rodriguez, shtetas kolumbian i njohur me nofkën “Kimisti”, është ekstraduar nga Kolumbia drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të vendosur pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për laboratorin e kokainës në Frakull.

Rodriguez konsiderohet një nga figurat kyçe të grupit kriminal të përfshirë në funksionimin e laboratorit të drogës, i zbuluar gjatë një prej operacioneve më të rëndësishme antidrogë në vend.

Sipas autoriteteve, pas goditjes së laboratorit ai ishte larguar nga Shqipëria për t’iu shmangur drejtësisë.

Më pas u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi, duke i hapur rrugë procedurave të ekstradimit.

Me mbërritjen në Shqipëri, shtetasi kolumbian do të vuajë dënimin prej 14 vitesh burg, ndërsa dosja e laboratorit të kokainës në Frakull mbetet një nga çështjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat