Temperatura përvëluese deri në 41 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Temperatura përvëluese deri në 41 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 08:15
Fotoilustrim

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira fare të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore të vendit.

Ndërkohë temperaturat edhe sot do të shkojnë deri në 41 gradë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat