LIVE: I riu nga protesta: Çdo ditë një i ri mbush valixhen dhe ikën! S’kërkojmë privilegje, por të jetojmë me dinjitet! Revolucion

Shqipëria

LIVE: I riu nga protesta: Çdo ditë një i ri mbush valixhen dhe ikën! S’kërkojmë privilegje, por të jetojmë me dinjitet! Revolucion

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 09:34 Përditësuar në ora: 20:59 më 12.08.2026
Pankarta nga protesta në Tiranë

“Po studiojmë pa ditur se çfarë do të ndodhë me ne!” – Ironia e aktivistes Arvina Lleshi: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

Aktivistja Arvina Lleshi tha nga protesta para Kryeministrisë se politikat e qeverisë së Edi Ramës kanë bërë që gjithnjë e më shumë të rinj të largohen nga Shqipqëria dhe të mos e shohin të ardhmen e tyre në vend.

Ajo tha se të rinjtë studiojnë dhe përgatiten, por nuk kanë siguri për të ardhmen në vend. Me ironi, ajo shtoi se vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen e sigurt në Shqipëri.

“Sot në këtë ditë të të rinjve dua të flas për realitetin që shohim çdo ditë. Shqipëria po humbet rininë e saj prej politikave që ka krijuar kjo qeveri. Po humbasim vajzat e djemtë që duhet të ndërtonin këtë vend, studentët, profesionistët, sipërmarrësit dhe ëndrrat e një brezi të tërë. Po studiojmë por pa ditur çfarë do ndodhë me ne.

Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt në Shqipëri. Ne nuk po arrijmë të mbijetojmë në Shqipëri, jo më të kërkojmë të ardhme këtu! Po e shohim të ardhmen vetëm jashtë sepse nuk po na mundësojnë të ardhme në Shqipëri!”, tha ajo.

Thirrja e qytetarit: Bashkohuni në protestë, nesër do të jetë vonë! Të largojmë këta maskarenj dhe fëlliqësira të Shqipërisë

Një qytetar, që deklaroi se ka punuar si mësues, iu bëri thirrje kolegëve të tij dhe nxënësve që të dalin në protestë për të larguar qeverinë e Edi Ramës. 

Nga sheshi “Skënderbej”, ku ka nisur grumbullimi i protestuesve, ai deklaroi se të gjithë qytetarët duhet të bëhen bashkë dhe të largojnë politikanët që ai i cilësoi si “maskarenj dhe fëlliqësira” të vendit.

“Iu bëj thirrje qytetarëve dhe kolegëve të mi që të bashkohen me protestën se është një rast të fuqishëm komunizmit, dhe maskarenjve të ndyrë, fëlliqësirave të Shqipërisë.

I bëj thirrje edhe të gjithë nxënësve të mi që të bashkohen me protestën që nëse dëshirojnë një familje duhet të bashkohen këtu dhe me të gjithë Shqipërinë. Sot është fjala e Zotit. Bashkohuni se nesër është tepër vonë.”, tha ai.

“Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt!”/ E reja fjalim prekës në ditën e 74-të të protestës: Po studiojmë pa ditur se çfarë do të ndodhë me ne

Në ditën e 74-të radhazi të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, me rastin edhe të Ditës së Të Rinjve, fjalimet përpara godinës së Kryeministrisë kanë vijuar me mesazhe të forta nga brezi i ri. Një e re ka marrë fjalën për të denoncuar krizën e emigrimit, pamundësinë për të ndërtuar një të ardhme në vend dhe harresën e qeverisë ndaj rretheve e fshatrave.

E reja u shpreh se politikat e qeverisë aktuale po detyrojnë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë të braktisin vendin, ndërsa theksoi se vetëm militantët e pushtetit kanë garanci për të ardhmen:

“Sot në këtë ditë të të rinjve dua të flas për realitetin që shohim çdo ditë. Shqipëria po humbet rininë e saj prej politikave që ka krijuar kjo qeveri. Po humbasim vajzat e djemtë që duhet të ndërtonin këtë vend, studentët, profesionistët, sipërmarrësit dhe ëndrrat e një brezi të tërë. Po studiojmë por pa ditur çfarë do ndodhë me ne! Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt në Shqipëri! Ne nuk po arrijmë të mbijetojmë në Shqipëri, jo më të kërkojmë të ardhme këtu! Po e shohim të ardhmen vetëm jashtë sepse nuk po na mundësojnë të ardhme në Shqipëri!”

Më tej, ajo ndaloi te diferencimi dhe mungesa e shërbimeve bazë për të rinjtë që jetojnë jashtë kryeqytetit:

“Një problem tjetër që dua të prek është se Shqipëria nuk është vetëm Tirana! Shqipëria është edhe në qytetet e vogla, edhe në fshatrat! Po për ta ka menduar ndonjëherë qeveria? Atje nuk ka shërbime, universitete, shërbimi social nuk funksionon për të rinjtë. Kur kemi një hall, e keni menduar ku do të drejtohemi?!” deklaroi ajo nga podiumi i protestës.

I riu nga protesta: Çdo ditë një i ri mbush valixhen dhe ikën! S’kërkojmë privilegje, por të jetojmë me dinjitet! Revolucion

Një i ri që mori fjalën gjatë protestës përpara Kryeministrisë ka përcjellë një mesazh të fortë për emigrimin e të rinjve dhe situatën në vend.

“Çdo ditë një i ri mbush valixhen dhe ikën. Më e dhimbshmja nuk është avioni që niset nga Rinasi, por nëna që ngelet në shtëpi vetëm, babai që sheh telefonin”, u shpreh ai.

Duke folur për pasojat e emigrimit, i riu tha se gjithnjë e më shumë fshatra dhe komunitete po mbeten pa të rinj. “Një fshat pa të rinj”, tha ai, duke e cilësuar largimin e brezit të ri si një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi.

Sipas tij, të rinjtë nuk kërkojnë privilegje, por mundësi për të ndërtuar jetën në Shqipëri.

“Ne nuk kërkojmë privilegje, por një Shqipëri ku nuk duhet të largohesh, por ku do të kesh dinjitet. Rinia kërkon që të ardhmen ta ketë këtu”, deklaroi ai. Në përfundim, i riu bëri thirrje për ndryshim, duke e mbyllur fjalën e tij me thirrjen: “Revolucion!”

Qytetarët 74 ditë në revoltë, mesazhet e forta përmes pankartave: Bulevardi flet! Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në kuadër të protestës së 74-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Edhe këtë mbrëmje, protestuesit kanë përcjellë mesazhe përmes pankartave, duke shprehur qëndrimet dhe pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes.

“Qëndroni të bashkuar, mos u lëkundni” është një prej mesazheve kryesore, përmes të cilit protestuesit bëjnë thirrje për unitet dhe vijimin e qëndresës.

Në një tjetër pankartë shkruhet: “Ju përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, duke shprehur kritikë ndaj mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, mesazhe të tjera të përcjella nga protestuesit janë: “74 ditë, ditët kalojnë, ne qëndrojmë” dhe “74 ditë, bulevardi flet”.

Protesta vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të vazhduar qëndrimin e tyre kundër qeverisë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu!

Sot 74 ditë rezistencë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama jep dorëheqjen

Sot zhvillohet protesta e 74-të qytetare, ku pjesëmarrësit do të dalin sërish në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike.

Qytetarët shprehen se kërkojnë largimin e klasës aktuale politike dhe një sistem të ri qeverisës.

Protestat nisën fillimisht kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit, por me kalimin e kohës ato kanë marrë përmasat e një lëvizjeje më të gjerë qytetare, duke përfshirë edhe kërkesa politike.

Pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar protestat çdo ditë, deri në realizimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në protestën e djeshme qytetaret kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa ndër sloganet kryesore janë “Rama jep dorëheqjen”,  “Ju erdhi fundi!” , “Ndryshim sistemi” apo “Rama në burg, Berisha në burg”.

Pavarësisht se kanë kaluar 73 dite që nga dita e parë, numri i qytetarëve që protestojnë vazhdon të jetë i lartë, ndërsa në datat 14,15 dhe 16 gusht, kanë paralajmëruar protesta me pjesëmarrjen e madhe të diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat