Ishte me pushime, një person bie nga shkëmbi në Radhimë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Shqipëria

Ishte me pushime, një person bie nga shkëmbi në Radhimë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 11:55
Fotoilustrim

Një pushues është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një shkëmb në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë.

I plagosuri është identifikuar si 55-vjeçari Platon Bylyshi, i cili ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e rënies.

Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, 55-vjeçari po transportohet drejt Spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat