Dita e 75 e protestës/ Mesazhi i qytetarit me aftësi të kufizuara: Para drejtësisë qeveritarë që kanë abuzuar! Rama duhet të japë llogari! Të gjithë në betejë dhe pa kthim prapa
Një qytetar me aftësi të kufizuara, pjesëmarrës në protestën para Kryeministrisë, ka bërë thirrje për vijimin e protestave dhe për vendosjen para drejtësisë të zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën.
Qytetari kërkoi që qytetarët të mos tërhiqen nga protesta, duke bërë thirrje për një angazhim më të gjerë.
“Unë si atdhetar i betuar për atdheun tim, i bëj thirrje që në këtë situatë shumë të ndërlikuar ta luftojmë me mish e me shpirt. Para drejtësisë deputetë, para drejtësisë qeveritarëve që kanë abuzuar. Pa kthim prapa, të gjithë në betejë. Rama duhet të japë llogari, ai dhe të tjerë që bashkëpunojnë me të. Poshtë qeveria Rama. I bëj thirrje popullit shqiptar të gjithë në betejë”, mesazhi i qytetarit me aftësi të kufizuara.
“Jemi këtu për drejtësi dhe transparencë”- Aktivistja Luçiana Kokaj: Musine Kokalari na mësoi se qëndresa është virtyti më i çmuar!
Aktivistja Luçiana Kokaj iu referua figurës së Musine Kokalarit, në përvjetorin e vdekjes së saj, duke e cilësuar historinë e saj si një shembull të qëndresës dhe guximit përballë pushtetit.
Kokaj tha se Musine Kokalari dëshmoi se edhe një njeri i vetëm mund të qëndrojë kundër padrejtësisë dhe të mbrojë bindjet e tij.
“Sot është përvjetori i vdekjes së Musine Kokalarit. Ajo na mësoi se qëndresa është virtyti më i çmuar. Historia e Musine Kokalarit na tregon të kundërtën: një njeri mund të jetë i vetëm dhe përsëri të ketë të drejtë”, u shpreh ajo.
Aktivistja theksoi se Shqipëria dhe pasuritë e saj nuk duhet të trajtohen si të ishin në shitje, duke përmendur Rrjollin, Zvërnecin dhe Lurën si simbole të trashëgimisë dhe pasurisë së vendit.
“Kur flasim për Shqipërinë, nuk flasim vetëm për një copë tokë. A duhet të tërhiqen shqiptarët përballë pushtetit? Shqipëria nuk është në shitje. Rrjolli, Zvërneci, Lura, dinjiteti ynë nuk është në shitje”, tha Kokaj.
Ajo e mbylli fjalën me një apel për drejtësi, transparencë dhe respektimin e ligjit, duke theksuar se protesta nuk synon dhunën.
“Musine na dha një mësim të madh: diktatura mbahet edhe nga ata që heshtin. Nuk jemi këtu për dhunë, por për të kërkuar drejtësi, transparencë dhe ligj”, deklaroi aktivistja.
“Jemi këtu për drejtësi dhe transparencë”- Aktivistja Luçiana Kokaj: Musine Kokalari na mësoi se qëndresa është virtyti më i çmuar! Shqipëria nuk është në shitje
Aktivistja Luçiana Kokaj iu referua figurës së Musine Kokalarit, në përvjetorin e vdekjes së saj, duke e cilësuar historinë e saj si një shembull të qëndresës dhe guximit përballë pushtetit.
Kokaj tha se Musine Kokalari dëshmoi se edhe një njeri i vetëm mund të qëndrojë kundër padrejtësisë dhe të mbrojë bindjet e tij.
“Sot është përvjetori i vdekjes së Musine Kokalarit. Ajo na mësoi se qëndresa është virtyti më i çmuar. Historia e Musine Kokalarit na tregon të kundërtën: një njeri mund të jetë i vetëm dhe përsëri të ketë të drejtë”, u shpreh ajo.
Aktivistja theksoi se Shqipëria dhe pasuritë e saj nuk duhet të trajtohen si të ishin në shitje, duke përmendur Rrjollin, Zvërnecin dhe Lurën si simbole të trashëgimisë dhe pasurisë së vendit.
“Kur flasim për Shqipërinë, nuk flasim vetëm për një copë tokë. A duhet të tërhiqen shqiptarët përballë pushtetit? Shqipëria nuk është në shitje. Rrjolli, Zvërneci, Lura, dinjiteti ynë nuk është në shitje”, tha Kokaj.
Ajo e mbylli fjalën me një apel për drejtësi, transparencë dhe respektimin e ligjit, duke theksuar se protesta nuk synon dhunën.
“Musine na dha një mësim të madh: diktatura mbahet edhe nga ata që heshtin. Nuk jemi këtu për dhunë, por për të kërkuar drejtësi, transparencë dhe ligj”, deklaroi aktivistja.
Protestuesi: Kryeministri nuk e ka përmbushur kontratën me popullin, këto 75 ditë deligjitimuan pushtetin e tij
Në ditën e 75-të të protestës para Kryeministrisë, një prej protestuesve tha se qëndresa e qytetarëve ka vijuar për t’i treguar qeverisë se nuk do të tërhiqen deri në largimin e saj.
Ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë, duke argumentuar se, sipas tij, ata nuk kanë përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve.
“75 ditë qëndresë dhe rezistencë, 75 ditë për ti treguar këtij pushteti se ne nuk largohemi pa u larguar këta. 75 ditë që ngjallën besimin se Shqipërinë mund ta bëjmë. 75 ditë për ti treguar kryeministrit ende në detyrë se ai dhe gjithë qeveria e tij duhet të dorëhiqen, sepse nuk e kanë përmbushur kontratën me popullin shqiptar”, tha protestuesi, i cili theksoi se “këto 75 ditë e deligjitimoi pushtetin dhe kanë plakur kryeministrin dhe kanë nxjerrë në pah fytyrën e tij të vërtetë që është krimi dhe korrupsioni”.
Më tej ai u shpreh se të gjithë qytetarët janë në rrugën e duhur, ndërsa theksoi se kjo qeveri kërkon të intimidojë me gjuhën e urrejtjes, por u shpreh se nuk do të tërhiqen.
“Ky është momenti që duhet të rezistojmë më shumë”, tha ai, duke theksuar se kjo është arma jonë më e fortë.
“Ju erdhi fundi”- Marshimi i qytetarëve, thirrjet ironizuese ndaj kryeministrit: Shqipëria po digjet, Rama po krihet…
Gjatë marshimit nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të bulevardit përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë shoqëruar lëvizjen e tyre me një sërë thirrjesh kundër qeverisë dhe klasës politike.
Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës ishin “Shqipëria po digjet, Rama po krihet!”, “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Shqipëri e re!”, “Opozitë e shitur!”, “Rama në burg, Berisha në burg!”, “Ju erdhi fundi”.
Një tjetër thirrje ironizuese ishte: “Ka shku 5 mijë lekë shishja e vajit, ministra për qejf hotele dhe Dubai”
Ndërsa kryefjala e protestuesve është vetëm një: “Rama jepe dorëheqjen”.

Revolta kundër Ramës në ditën e 75, qytetarja në shesh: I bëj thirrje nënave të dalin të protestojnë!
Një qytetare që i është bashkuar protestës në ditën e 75-të të saj ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë të dalë në rrugë, duke theksuar se ato janë të shumta.
Protestuesja iu ka bërë thirrje veçanërisht nënave që të ngrihen dhe të flasin, duke thënë se është e rëndësishme që prindërit t’u përcjellin fëmijëve edhe mesazhin se duhet të reagojnë ndaj pushtetit kur e shohin të padrejtë.
“Ju bëj thirrje nënave të ngrihen dhe të flasin. Prindërit na kanë dhënë shumë vlera, por nuk na kanë mësuar të ngrihemi ndaj pushtetit. Sot dua t’i jap një shembull fëmijëve që të ngrihen edhe ndaj pushtetit”, u shpreh ajo.
Sipas saj, një nga problemet kryesore në vend është mungesa e meritokracisë.
“Në Shqipëri nuk ka meritokraci”, deklaroi protestuesja.
“Dorëheqje!”-Protesta e 75-të antiqeveritare/ Qytetarët sfidojnë Ramën dhe temperaturat përvëluese
Këtë të enjte, 13 gusht, pritet të zhvillohet në Tiranë protesta e 75-të, në vijim të protestave të përditshme të zhvilluara prej javësh.
Protestuesit pritet të mblidhen sërish në kryeqytet, ndërsa në fokus mbeten kërkesat e tyre politike dhe qytetare.
Protesta pritet të shoqërohet me marshim dhe thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Me protestën e sotme, lëvizja shënon një tjetër moment të rëndësishëm, duke e çuar në 75 numrin e protestave të zhvilluara në Tiranë.