Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë, digjet automjeti dhe dëmtohet banesa e Ylli Zallës

Shqipëria

Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë, digjet automjeti dhe dëmtohet banesa e Ylli Zallës

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 11:10
Ylli Zalla

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Zallë, në Fushë-Krujë, ku në derën e banesës së shtetasit me inicialet Ylli Zallës dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e lëndës plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në banesë, ndërsa automjeti në pronësi të shtetasit Ylli Zalla, i cili ishte i parkuar pranë banesës, ka marrë flakë dhe është djegur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij incidenti. Hetimet vijojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat