Digjet makina në Qafë-Qarri–Ersekë, flakët përhapen edhe në mbi 4 ha kullota

Shqipëria

Digjet makina në Qafë-Qarri–Ersekë, flakët përhapen edhe në mbi 4 ha kullota

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 17:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në aksin e ri rrugor Qafë-Qarri–Ersekë.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Flakët janë përhapur edhe në anën tjetër të rrugës, duke përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 4 hektarësh me bimësi të ulët dhe kullota.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse të Bashkisë Kolonjë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe frenimin e përhapjes së tij.

Situata paraqiste rrezik të shtuar pasi në zonën e përfshirë nga flakët kalon edhe një linjë e tensionit të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat