Aksident në Unazën e Madhe në Farkë – Përmbyset makina së bashku me një fadromë, dyshohet për një të plagosur

Shqipëria

Aksident në Unazën e Madhe në Farkë – Përmbyset makina së bashku me një fadromë, dyshohet për një të plagosur

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 14:53

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës.

Sipas raportimeve paraprake, një automjet është përmbysur së bashku me një fadromë, duke përfunduar në mes të rrugës dhe duke bllokuar qarkullimin.

Nga të dhënat e para nga vendngjarja, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe përmbysjes së mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe forcat e Policisë Rrugore. Ndërkohë po vijon puna nga grupi hetimor për lehtësimin e trafikut si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkaqeve të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat