GJKKO la në fuqi “arrestin me burg”/ Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

Shqipëria

GJKKO la në fuqi “arrestin me burg”/ Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 09:36
Ergys Agasi

Ergys Agasi do të transferohet në paraburgimin e Bradasheshit, ku do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, pas vendimit të autoriteteve për vijimin e masës ndaj tij.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) la në fuqi masën “arrest me burg” për Agasin, i cili u arrestua më 26 gusht, pas disa muajsh në arrati.

Agasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të hetimeve për aferat e dyshuara që lidhen me AKSHI-n.

Pas transferimit në Bradashesh, ai do të mbahet në ambientet e paraburgimit gjatë vijimit të procedurave gjyqësore.

Ndaj Ergys Agasit, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza. Në dosjen hetimore përfshihen veprat penale “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

Masa e sigurisë “arrest me burg” mbetet në fuqi, ndërsa hetimet e SPAK për çështjen vijojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat