Klodiana Spahiu konfirmon propozimin si ministre e Shëndetësisë: Mirënjohëse për besimin e dhënë

Shqipëria

Klodiana Spahiu konfirmon propozimin si ministre e Shëndetësisë: Mirënjohëse për besimin e dhënë

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 20:51
Klodiana Spahiu

Klodiana Spahiu ka reaguar pas propozimit për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu falënderoi kryeministrin Edi Rama për propozimin, ndërsa u shpreh e gatshme për të çuar përpara angazhimet në këtë detyrë.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për Profesore Evis Salën për punën dhe kontributin e saj në drejtimin e ministrisë.

Spahiu falënderoi edhe qytetarët, miqtë dhe të njohurit që i kanë dërguar mesazhe urimi pas lajmit.

“Faleminderit nga zemra!”, shkroi ajo në përmbyllje të reagimit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat