“Ju erdhi fundi!”- Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

Shqipëria

“Ju erdhi fundi!”- Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 22:02
Marshimi

Protestuesit vijojnë marshimin në ditën e 96-të të protestës antiqeveritare, duke u zhvendosur drejt Komisariatit nr. 3.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej sloganeve të përsëritura ka qenë “Ju erdhi fundi!”.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu lirimin e aktivistëve dhe qytetarëve të arrestuar dy ditë më parë gjatë përplasjeve te Kryeministria dhe para komisariatit.

“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!”, është një tjetër thirrje e protestuesve gjatë marshimit drejt Komisariatit nr. 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat