Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët para Gjykatës Penale: Lironi shqipet

Shqipëria

Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët para Gjykatës Penale: Lironi shqipet

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 10:29
Fotoilustrim

Protestuesit e arrestuar të martën pritet që sot të njihen me masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej kreu i qeverisë Edi Rama.

Ndërkohë në mbështetje të tyre para Gjykatës Penale janë mbledhur qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për lirimin e tyre.

“Lironi shqipet”, ishin thirrjet e qytetarëve, ndërsa theksojnë se “nuk intimidohen”.

Protestuesit e arrestuar: 

Dritan Goxhaj
Junik Matoshi
Edison Lika
Erlind Almeta
Sokol Bushi
Lulzim Gjini
Valtion Shameti
Florian Manarkolli
Desiderjo Alimucaj
Bora Mitrovica
Arvina Lleshi
Ylli Brahaj
Arben Kola
Aumiraldi Dalliu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat