Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë, policia në kërkim të autorëve

Shqipëria

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë, policia në kërkim të autorëve

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 12:59
Fotoilustrim

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës zonën e Ishull-Lezhës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit me iniciale S. Q.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Njoftimi policor:

Rreth orës 03:50, në Ishull-Lezhë, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat