Aktivisti paralajmëron nga Kryeministria: Protesta do të hyjë në një nivel tjetër

Shqipëria

Aktivisti paralajmëron nga Kryeministria: Protesta do të hyjë në një nivel tjetër

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 20:58
Protesta

Një i ri pjesëmarrës në protestën e 100-të kombëtare në Tiranë u shpreh optimist për vijimin e lëvizjes qytetare, duke deklaruar se tubimi i sotëm mund të shënojë një pikë kthese.

Ai tha se pret që protesta të mbledhë një numër edhe më të madh qytetarësh, ndërsa e cilësoi atmosferën e krijuar sot si të veçantë.

“Unë sot jam i lumtur, sepse ndjej që kjo protestë do të shkojë në një nivel tjetër. Do të mbledhë më shumë shqiptarë se sa kishte ditën kur pati maksimumin e protestuesve”, u shpreh i riu.

Sipas tij, pas 100 ditësh rezistencë, lëvizja qytetare ka arritur në një moment të ri dhe mund të përhapet në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat