Shpërthimi në pikën e karburantit “EIDA” – Shoqërohen 4 persona në polici, pritet marrja në pyetje e drejtuesve teknikë

Shqipëria

Shpërthimi në pikën e karburantit “EIDA” – Shoqërohen 4 persona në polici, pritet marrja në pyetje e drejtuesve teknikë

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 12:01

Katër persona janë shoqëruar nga policia lidhur me shpërthimin e ndodhur në një pikë karburanti EIDA në zonën e Brrylit në Tiranë.

Mes të shoqëruarve për t’u marrë në pyetje janë administratori i subjektit, punonjës të shërbimit, si dhe dëshmitarë pamorë që ndodheshin pranë vendngjarjes në momentin e shpërthimit.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes pritet të zgjerohen te personat përgjegjës për sigurinë dhe mirëmbajtjen e impiantit.

Në orët në vijim, në polici pritet të shoqërohen për pyetje edhe inxhinieri dhe drejtuesi teknik i pikës së karburantit, dëshmitë e të cilëve do të shërbejnë për të verifikuar nëse janë respektuar normat teknike dhe protokollet e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat