​Policia realizon një transferim dhe një ekstradim të dy personave nga shtet tjera për në Kosovë

Shqipëria

​Policia realizon një transferim dhe një ekstradim të dy personave nga shtet tjera për në Kosovë

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 22:56
Ilustrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar një transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë dhe një ekstradim nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas policisë, sot është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, i dënuari në Shqipëri për veprën penale: ‘Trafikim i armeve dhe municionit në bashkëpunim’, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë, i njëjti pas transferimit u është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri.

Gjithashtu sipas policisë, po të njëjtën ditë, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale:

‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes se veprave penale’

Pas ekstradimit i dyshuari u dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjakovë për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat