Kërcënimi me vdekje i gazetarit Osman Stafa, PD: Narkopolicia nuk do ta fitojë betejën me fjalën e lirë!

Shqipëria

Kërcënimi me vdekje i gazetarit Osman Stafa, PD: Narkopolicia nuk do ta fitojë betejën me fjalën e lirë!

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 17:08
Fotoilustrim

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa.

Kjo pas publikimit prej tij të pamjeve nga protesta përpara Kuvendit.

Në reagim theksohet se rasti nuk mund të trajtohet si një episod i vetëm dhe se kjo ngjarje është pjesë e një klime gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë, të krijuar nga një qeveri që i përgjigjet denoncimit me presion, intimidim dhe frikësim

PD kërkon identifikimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të kërcënimit; zbardhjen e lidhjes së mundshme ndërmjet kërcënimit dhe pamjeve të publikuara; identifikimin zyrtar të katër punonjësve të policisë dhe sqarimin e urdhrave mbi bazën e të cilëve kanë vepruar pa uniformë; dhe vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e mbrojtjes së gazetarit Osman Stafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat