“Rama e kap me thonj emigrantin shqiptar”, Çim Peka publikon fotot dhe tregon çfarë pretendohet se ndodhi

Shqipëria

“Rama e kap me thonj emigrantin shqiptar”, Çim Peka publikon fotot dhe tregon çfarë pretendohet se ndodhi

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2026 Në ora: 21:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetari Çim Peka ka publikuar disa fotografi të një emigranti shqiptar dhe ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Peka pretendon se emigranti i ka kërkuar Ramës të mos kthehet më në Shqipëri, pas së cilës, sipas tij, kryeministri e ka kërcënuar dhe më pas i është drejtuar policisë italiane.

Peka e ka shoqëruar postimin me akuza të rënda ndaj Ramës, duke e cilësuar sjelljen e tij si shqetësuese

Postimi i Pekës:

Ky duhet mbyll urgjentisht ne psikiatri!

Rama kap me thonje emigrantin shqiptar duke zbritur nga avioni ne Napoli.

Pse thoni ju: Emigranti e paska keshilluar te mos kthehet me ne Shqiperi se boll dem ka bere. Rama e kap me thonje duke zbrit nga shakllet e avionit dhe e kercenon me fjalet: Te zhduk!

Pastaj i drejtohet policise italiane ta shoqeroje emigrantin shqiptar se i paska bere foto pa leje.

Me kete monster duhet marre seriozisht, ky cdo dite po kerkon argat me …. e vete!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat