“Daja i Zegjinesë më rrëmbeu dhe përdhunoi”, reagon deputetja socialiste: Organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre

Shqipëria

“Daja i Zegjinesë më rrëmbeu dhe përdhunoi”, reagon deputetja socialiste: Organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 19:59
Deputetja e PS Zegjine Caushi

Deputetja e PS Zegjine Caushi, ka reaguar lidhur me ngjarjen e bërë publike, ku një 34-vjeçare denoncoi për dhunë ndaj saj dhe përdhunim duke akuzuar se ishte kryer nga daja i deputetes socialiste.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Caushi ka sqaruar marrëdhënien e saj me dajën, Bledar Bakaj, dhe bashkëjetuesen e tij, Merita Gremaj, duke theksuar se për ngjarjen është informuar përmes mediave, njësoj si pjesa tjetër e opinionit publik.

Caushi shpjegon se familja e nënës së saj përbëhet nga 11 fëmijë dhe se, për shkak se secili prej tyre ka familjen dhe jetën e vet, kontaktet mes tyre nuk janë të vazhdueshme.

Deputetja tregon se në fillim të muajit qershor kishte kaluar rastësisht pranë banesës së dajës së saj, ku kishte parë disa të afërm dhe fqinjë të mbledhur në oborr. Aty, sipas saj, ishte edhe Merita Gremaj, e cila i ishte prezantuar si bashkëjetuesja e Bledar Bakajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat