“Të arrestohet Belinda Balluku” – Protestuesi: Tre herë janë dhënë fonde për hekurudhën Tiranë-Durrës, por ende s’ka përfunduar!

Shqipëria

“Të arrestohet Belinda Balluku” – Protestuesi: Tre herë janë dhënë fonde për hekurudhën Tiranë-Durrës, por ende s’ka përfunduar!

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 22:52
Protestuesi

Një protestues përmendi hekurudhën Tiranë-Durrës, duke thënë se Bashkimi Evropian ka dhënë tre herë fonde dhe ende nuk ka përfunduar, edhe pse qeveria e Edi Ramës kishte premtuar se do të përfundonte shumë më parë.

Në fjalën e tij në shesh, ai shënjestroi edhe Arbjan Maznikun, bashkëkryetarin e Komisionit për Reformën Territoriale, për të cilin tha se kërkon të shkrijë shumë bashki, por shtoi se do të përfundojë në burg, sikurse shoku i tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Arbjan Mazniku, ai që sot ka marrë shpatën dhe kërkon të pezullojë shumë bashki, i themi se kujdes se do të përfundosh si shoku Veliaj, që sot është në burg dhe nuk ke për ta parë kurrë dritën e diellit. Shpresojmë të arrestohet edhe Belinda Balluku.

Shqipëria për fat të keq është i vetmi shtet që nuk ka në hekurudhë. Tre herë kanë ardhur fonde nga BE për t’u bërë hekurudha Durrës-Tiranë. Ishte planifikuarr të mbaronte në 2023, sot po shkojmë në 2027 dhe akoma nuk ka një njoftim se kur do të mbarojë. I vjedh Belinda Balluku se ka dalë në përgjime. Ato para nuk shkojnë te shqiptarët.”, tha qytetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat