“Bujqësia nuk merr asnjë ndihmë prej 3 vitesh”, anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë: Fermerët hodhën produktet e tyre në kanal për shkak të Ballkanit të Hapur

Shqipëria

“Bujqësia nuk merr asnjë ndihmë prej 3 vitesh”, anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë: Fermerët hodhën produktet e tyre në kanal për shkak të Ballkanit të Hapur

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 22:55
Silvana Hoxha Xhaferri

Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë dhe një nga aktivistet pjesëmarrëse në protestë, Silvana Hoxha Xhaferri deklaroi se bujqësia ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të politikave të ndërmarra nga qeveria e Edi Ramës.

Ajo theksoi se prej tre vitesh ky sektor nuk ka marrë asnjë ndihmë, pas ndaljes së fondeve nga BE për shkak të vjedhjeve të kryera.

Sipas saj, fermerët u detyruan t’i hidhnin produktet e tyre nëpër kanale, sepse kryeministri lejoi produktet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes Ballkanit të Hapur.

“Fieri, Berati, Përmeti e Lushnja sa produkte të tyre hodhën në kanale? Sepse Ballkani i Hapur solli produktet e Serbisë, Maqedonisë se ato shtete e subvencionojnë fermerin, e forcojnë fshatarin. Ata të rinj që janë larguar nga fshati për të mbështetur familjet, dhe janë këtu në Tiranë, ata që kërkojnë revolucion.

Qumështi, sa litra u hodhën në kanalet e Lushnjes se oligarkët vendosën çmimin që të ishte aq i ulët sa fermeri s’e përballoi dot as prodhimin në 2024. Dhe kostoja e jetesës e jona në qytet rritet sepse është më mirë për këtë qeveri që të sjellë produktet nga jashtë dhe kjo është arsyeja se pse fermerët i keni kudo dhe flasin me zemër për këtë protestë.”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat