“Paketa e Maleve” ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, çështja kalon për shqyrtim në seancë plenare

Shqipëria

“Paketa e Maleve” ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, çështja kalon për shqyrtim në seancë plenare

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 09:02
Fotoilustrim

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare ankesën për paketën e maleve.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, çështja lidhet me kërkesën për:

-Shqyrtimin e Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

-Pezullimin e zbatimit të Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”, deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat