Rritja “rekord” e çmimit të naftës dhe benzinës në vend, aktivizohet sërish Bordi i Transparencës

Shqipëria

Rritja “rekord” e çmimit të naftës dhe benzinës në vend, aktivizohet sërish Bordi i Transparencës

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 12:51
Delina Ibrahimaj

Qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, një vendim që, sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishte diskutuar më herët.

“Morëm një vendim që e kishim diskutuar për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo tha se qëllimi kryesor i ngritjes së Bordit lidhet me përdorimin e reduktimit të akcizës.

“Qëllimi i vendimit për ngritjen e Bordit është më së shumti për përdorimin e reduktimit të akcizës”, deklaroi Delina Ibrahimaj.

Kujtojmë se prej disa ditësh nafta shitet me çmimin 229 lekë për litër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat