Bashkëpunimi për vilat e fshehura – Hetimet ndaj Ballukut, paraqiten në SPAK vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi

Shqipëria

Bashkëpunimi për vilat e fshehura – Hetimet ndaj Ballukut, paraqiten në SPAK vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 15:46
Balluku

Hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen Balluku vijojnë.

Kjo, teksa raportohet se në dyert e organit të akuzës janë paraqitur sot vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi.

Thirrja e dy emrave të njohur të fushës së arkitekturës dhe projektimit vjen në kuadër të zgjerimit të hetimeve pasuritore dhe proceduriale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, mbi të cilën rëndojnë akuza të rënda për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderat publikë.

Paraqitja e vëllezërve Eftimi në SPAK lidhet me verifikimet e thelluara që hetuesit po kryejnë mbi rrjetin e investimeve luksoze, projektet e financuara dhe pasuritë e fshehura të sekuestruara përmes komunikimeve elektronike të Balllukut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat