Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira pune në administratën publike

Shqipëria

Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira pune në administratën publike

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 20:49
Adea Pirdeni

Këtë të mërkurë është hapur thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në administratën publike.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Në kuadër të kësaj thirrjeje, ministrja pohoi se janë vënë në dispozicion 210 vende të lira pune në 91 institucione publike, duke u krijuar mundësi të rinjve me rezultate të larta akademike të aplikojnë për pozicione në administratën shtetërore.

Sipas Pirdenit, të interesuarit mund të njihen me kriteret, pozicionet e disponueshme dhe procedurën e aplikimit përmes faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike.

Afati i fundit për aplikim është 1 tetor 2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat