Klejdi Kellici u shpreh se UÇK-ja, ndryshe nga formacionet e përfshira në konfliktet e tjera të ish-Jugosllavisë, nuk konsiderohet si një formacion që ka kryer gjenocid dhe spastrim etnik ndaj etnive të tjera.
"Unë kam ndaj një pjesë të mirë të mendimeve, por ajo që më bën përshtypje dhe të paktën ndihemi ngushëlluar është që është hera e parë në të gjithë luftërat e Jugosllavisë, të paktën në këtë bllokun qendror Kroaci, Serbi, Bosnje, Kosovë, në të cilën një formacion politik si UÇK-ja, natyrisht vullnetar, natyrisht e karakterizuar nga tiparet e luftës partizane e të tjerë, nuk konsiderohet si një formacion i cili ka kryer gjenocid dhe spastrim etnik ndaj etnive të tjera.
Sepse në të gjitha rastet, si në Bosnje, si në Kroaci, në të dyja, në këtë trekëndëshin e madh të zemrës së Jugosllavisë, të gjitha palët kanë kryer spastrime etnike. Edhe kroatët ndaj serbëve, dhe serbët ndaj kroatëve, dhe boshnjakët ndaj serbëve dhe anasjelltas.
Dhe në këtë pikë që jemi, pavarësisht idesë se si u formua kjo gjykatë, që ishte një horror politik, po ne nuk i dimë akoma prapaskenat se si është themeluar gjykata dhe mbi ç'bazë, cilat kanë qenë presionet që kanë posuar apo cilat kanë qenë. Kryeministri Rama është një lajm i besoj që është një lajm më tepër sesa i një aktori të dorës së parë në gjithë këtë mesele.
Është më tepër oportunist i të gjitha skenarëve politikë. Nuk është shtytës kryesor por të gjitha axhendat që çon përpara i shërbejnë në një farë mase është një lloj përfituesi, një lloj paraziti i të gjitha shkëmbimeve të mëdhaja ndërkombëtare. Ka gjithmonë aktorë të cilët përfitojnë nga rrethanat që krijohen politike.
Roli i Ramës në këtë pikë është i një oportunizmi të pastër, ashtu siç ishte për Ballkanin e Hapur, ashtu siç mund të kishte qenë edhe për të bërë dënuesin e madh të Serbisë, ashtu siç ishte dënuesi i madh i Rusisë. Të bësh protagonistin në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, në forume ndërkombëtare, duke sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë, ndërkohë që nuk ke as kapacitetin, as forcën, dhe mbetesh te Rama në këtë pikë", u shpreh Këlliçi.