Shqipëria do të vijojë të ndikohet edhe sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë orëve të ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht kalimtare në disa zona.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, lugina dhe zonat malore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 16 m/s.
Në det, valëzimi pritet të jetë i forcës 2–3 ballë, ndërsa në përgjithësi kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme gjatë ditës.