Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Drilon, kamioni përplas personin që lëvizte me biçikletë

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Drilon, kamioni përplas personin që lëvizte me biçikletë

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 14:00
Fotoilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit, konkretisht në aksin Pogradec-Drilon.

Sipas informacioneve një mjet tip kamion ka përplasur një person i cili po drejtonte biçikletën në hyrje të një kantieri ndërtimi.

Nga të dhënat, drejtuesi i biçikletës ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit, edhe pritet që të transportohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar.

Policia ndodhet ne vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat