Me thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “arrestoni Ballukun”, qytetarët kanë nisur protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit janë grumbulluar në sheshin Skënderbej dhe kanë vijuar lëvizjen në drejtim të Kryeministrisë, ku zhvillohet prej muajsh protesta antiqeveritare.
Qytetarët vijojnë të përsërisin kërkesat e tyre.
Kërkesat kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.