Aksident në Ksamil, plagoset shoferi i motorit

Shqipëria

Aksident në Ksamil, plagoset shoferi i motorit

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 21:05
Fotoilustrim

Një aksident është regjistruar mbëmjen e kësaj të diele në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.

I plagosuri është Dhimitër Malaj, 28 vjeç, banues në Ksamil.

Ai është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Sarandës.

Sipas bluzave të bardha, 28-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe në këmbë dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është shtruar në pavijonin e kirurgjisë për trajtim të specializuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat